Qeveria në mëdyshje mbi fillimin e rrugës drejt Shkupit më 2013

Artikujt tjerė
- Qeveria në mëdyshje mbi fillimin e rrugës drejt Shkupit më 2013
- Schaeuble: Kriza greke, faji i Athinës
- Kosova me pasuri natyrore të pashfrytëzuara
- Ekonomia në SHBA rritet me 2 për qind
- Ngritja e çmimeve nuk kontrollohet nga askush
- Bizneset zvicerane ftohen të investojnë në Kosovë
- Britania e Madhe del nga recesioni
- Nga 1 nëntori deklarimi dhe pagesa e tatimit përmes sistemit elektronik
- Paditet Banka e Amerikës
- Projektligji për shëndetësi sjell reforma
Prishtinë, 27 tetor - Qeveria synon ti fillojë punimet në autostradën Prishtinë-Han i Elezit në pjesën e parë të vitit 2013, përderisa bazuar në të dhënat që ka siguruar gazeta, tanimë janë bërë gati së paku 50 milionë euro të cilat planifikohen të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm të destinuara për këtë qëllim. Ani pse ende nuk është zyrtarizuar buxheti për vitin e ardhshëm, ndarja e milionave për ndërtimin e autostradës së dytë parashihet të bëhet krahas financimit të ndërtimeve në autostradën aktuale Morinë-Merdar. Për këtë të fundit Qeveria është e obliguar që në bazë të kontratës me kompaninë Bechtel-Enka të sigurojë së paku 240 milionë euro për ndërtimet që pritet të kryhen në segmentet e radhës nga Orllati drejt Besisë. Ende nuk dihet nëse Qeveria do të ketë dritën jeshile nga institucionet financiare ndërkombëtare për ndarjen e mjeteve financiare për autostradën në drejtim të Shkupit. Një grup i ekspertëve të FMN-së që është duke qëndruar këtyre ditëve në Prishtinë, do të japë qëndrimin përfundimtar të hënën rreth mundësisë së ndarjes së 50 milionë eurove për punët e planifikuara në autostradën Prishtinë-Han i Elezit, që ndryshe njihet si Rruga 6. Sipas qëndrimeve primare të FMN-së, Qeveria duhet të bindë grupin e ekspertëve se është e gatshme që të ruajë stabilitetin financiar dhe makroekonomik karshi shpenzimeve shtesë në ndërtimin e autostradës së dytë.
Më shumë lexoni sot në Koha Ditore













