Schaeuble: Kriza greke, faji i Athinës

Artikujt tjerė
- Schaeuble: Kriza greke, faji i Athinës
- Kosova me pasuri natyrore të pashfrytëzuara
- Ekonomia në SHBA rritet me 2 për qind
- Ngritja e çmimeve nuk kontrollohet nga askush
- Bizneset zvicerane ftohen të investojnë në Kosovë
- Britania e Madhe del nga recesioni
- Nga 1 nëntori deklarimi dhe pagesa e tatimit përmes sistemit elektronik
- Paditet Banka e Amerikës
- Projektligji për shëndetësi sjell reforma
- Vala liron komunikimin gjatë Bajramit
Berlin, 26 tetor - Faji për situatën e rëndë në Greqi nuk është i askujt tjetër përveç vetë Greqisë dhe politikanëve grekë.
Kështu ka deklaruar ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, i cili ka publikuar një pjesë të saj, transmeton TCH.
Nëse në Greqi politikanët bindin njerëzit se fajin e problemeve të tyre e ka dikush në Bruksel, në Evropë apo në Gjermani, atëherë ata janë demagogë të papërgjegjshëm, ka thënë Schaeuble.
Ndonëse gjatë vizitës së fundit në Greqi, kancelarja Angela Merkel shprehu mbështetjen e saj për shtetin helen, Berlini zyrtar nuk i rezervon akuzat në adresë të klasës politike greke për krizën financiare.
Ditën e mërkurë ministri i Financave, Yannis Stournaras njoftoi se Greqisë iu dha më shumë kohë për të shlyer borxhet e saj dhe për të realizuar reformat e domosdoshme.
Athina kishte kërkuar më parë dy vite më shumë kohë, për të realizuar shkurtimet buxhetore të vendosura si kusht nga Trojka për akordimin e plotë të të gjithë kësteve të huasë prej 130 miliardë eurosh.
Huatë e trojkës, një treshe që përfshin Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, janë ato që po mbajnë ende në këmbë financat helene praktikisht të falimentuara.
Sot fituam shtyrjen e afatit, deklaroi ministri i Financave për mediat greke gjatë pasdites së dy ditëve më parë, pa specifikuar se sa kohë i është dhënë Athinës.












