Ford mbyll një fabrikë në Belgjikë

Artikujt tjerė
- Ford mbyll një fabrikë në Belgjikë
- Kusari-Lila kritikon komunat për (mos)zhvillim të biznesit
- Bosnja kërkon pronat e veta në Kosovë
- Kosova e Re mbeti pa menaxher
- Në Spanjë thellohet recesioni
- Kosova përfaqësohet në Samitin Rajonal për Edukim në Ndërmarrësi
- Kosova duhet të ruaj dhe të menaxhojë më mirë pyjet
- Përfaqësues të Agjencisë së Privatizimit të BiH në AKP
- Maqedonia lider në rajon për "Duing biznis"
- PTK derdh në buxhetin e vendit edhe 10 milionë euro
Bruksel, 24 tetor - Prodhuesi i veturave Ford vendosi që deri në fund të vitit 2014 ta mbyllë një fabrikë në afërsi të qytetit Jenk në Belgjikë, që do të rezultojë me humbjen e 4 500 vendeve të punës, deklaroi përfaqësuesi i sindikatës belge, Johan Lamers. Ai përmendi se udhëheqja e kompanisë amerikane lexoi njoftimin, me të cilin paralajmërohet mbyllja e fabrikës, gjatë një takimi të veçantë, raportojnë agjencitë.
Ford është i nënshtruar para presionit në tregun evropian për shkak të rënies së kërkesës për vetura. Fabrika në Jenk prodhon modelet Mondeo, S-MAX dhe Galaxy. Në Ford presin që gjatë këtij viti të realizojnë çerekun e të ardhurave të tyre në Evropë, ku pritet të shënohen rënie mbi 1 miliard dollarë. Analistët paralajmërojnë se kompania ka më shumë kapacitete prodhuese sesa që nevojitet.













