• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kusari-Lila kritikon komunat për (mos)zhvillim të biznesit

Publikuar: 24.10.2012 - 21:54

Prishtinë, 24 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar komunat për shtim të procedurave për zhvillim të biznesit pas heqjes së tyre që kjo ministri i ka bërë me qëllim të reformave në ekonomi. Megjithëse nuk ka pranuar të tregojë emrat e komunave, ajo ka thënë se ky hap është ndërmarrë nga frika se do të ulen të hyrat komunale, raporton KTV-ja.

Ministrja është ankuar sërish në Bankën Botërore për mosmarrjen parasysh të të gjitha reformave. Kurse, zyrtarë të Bankës Botërore dhe të USAID-it e kanë përshëndetur ngritjen e Kosovës në raport. Menaxheri i Zyrës së BB -së në Kosovë, Jan Peter Olters ka thënë se Kosova është reformatori më dinamik në mesin e vendeve të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore. Drejtues të USAID-it, ndërkaq, kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përmirësimin e kushteve për nxitje të investimeve. Sipas të dhënave të publikuara, pothuajse shumica e 185 vendeve të përfshira në raport kanë bërë hapa për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.

Komente (5)

patrioti mbi patriotat25.10.2012/10:39

Juve qatje nalt rrogat e mdhaja duke ua qit arkat fiskale dugojave komunale marre spo ju vjen. Hallku as per buk spo mujn me punue e ju atyre ju shkoni neper dugaja e ju thoni se juve jeni pronar te tyre se kur doni me nji denim deri ne 35.000 euro kur te doni ata i qitni ne bandash. E kur ata juve ju thojn se as serbija skan qen te ... sikurse ju. Ju ateher meze qe pritni e me i etiketue ata se kan qen me serbi dhe skan qen ne zvicer. E mos harro se qata dugojgji e kan financue arsimin para lufte e tash ju po ua rritni rrogat hala msusau se po thoni se ata kan punue pa rroga qka seshte e vertet. Mirpo juve nis e sos kishin qen te mrapsht dhe rrenca.

Murtez Xhemajli25.10.2012/02:07

Ku ishte z.Kusari deri sotë që nuk reagoi por bashë sotë e gjeti ketë kjo nuk e hjekëprej pergjegjësis dhe ajo po tregon dita dites që shumë po deshton dhe është e deshtuar dhe duartë e saja nuk janë ashty siqë ajo kerkonte nga dikush tjeter qe te janë te pastra prandaj edhe ajo ja ka nisë me hanger qokolada dhe ju kanë ba ibretë e spo i lanë se po tutet mosë o jetë pa ta e bile ika duertë e mertypet, ajo duhet definitiv me dhanë doreheqeje sepse është pjesa ma e erret e kësaj Qeverie.

gjakovari24.10.2012/23:02

ki drrejt mimoza mas pari qyteti i gjakoves,na sakatun boco tu na plaqkit me dasht mi qel 1 dyqan ose me bo najsan biznes te vogel,na myten vlla komuna tu plaqkit e tu bo muhalife,niher ni bombe ja qite para 1 muje tash apet i gjujin nese nuk rrijin mir

Agim Miftari24.10.2012/22:53

Plotesishte pajtohem me komentin e meparshem, Kjo eshte vetem nje perralle e ministreces e cila me shume ka pollavra se sa pune. Kujton se me fjale zgjidhen punet ku jan veprat tuaja deri me tani cka ke bere ti cili eshte mikro projekti yt qe e ke bere per te miren e ketije populli te Kosoves ose te pakten per Gjakoven cka ke bere asgje vetem fjale boshe deri me tani. Projekti me i mire ka qene transferi YT dhe fitimi yt personal tek Pacolloviqi

Alfredi24.10.2012/22:09

Te gjitha keto qe thot kjo jane vetem polla ... dhe sajesa nga me te ndryshmetandaj mos e besoni se edhe rezultati i paraqitur eshte nje montim nga perfaqesues te Bankes Boterore qe e kan nje nje ekip monitorues perbrenda MTIse dhe jam mese i bindur se edhe ata i kan korruptu vetem e vetem per nje raport te modifikuar per keto momente.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell