• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Red Bull, 6 miliardë dollarë fitim nga kërcimi i Baumgartnerit

Publikuar: 17.10.2012 - 21:42

New York, 17 tetor - Kërcimi i para disa ditëve i parashutistit austriak, Felix Baumgartner nga lartësia prej 39 kilometra larg sipërfaqes së Tokës, i ka sjellë kompanisë amerikane Red Bull profit prej 6 miliardë dollarëve nga reklamat. Këtë e konfirmoi themeluesi i Red Bullit, Dietrich Mateschitz, derisa analisti i brendeve të mallrave Gerhard Hrebiczek bi tha gazetës austriake Oesterreich se 50 milionë dollarët e investuar të Red Bullit për këtë kërcim i kanë sjellë fitim 12 000 për qind.

Por shifrat mbresëlënëse nuk përfundojnë me kaq. Brenda vetëm një dite vlera e aksioneve të kësaj kompanie është shtuar nga 14 në 17 miliardë euro.

Në anën tjetër, vlerësohet se akteri kryesor i misionit, Felix Baumgartner nuk e ka siguruar hyrjen në shoqërinë prestigjioze të milionerëve. Ai e ka lidhur emrin e tij pakthyeshëm me vetëm një brend, andaj është pothuaj e sigurt se kompanitë e tjera nuk do t’i ofrojnë kontrata sponsorimi, tha analisti i revistës Forbes, David Schwab.

Red Bull është kompani amerikane e blerë nga kompania austriake Red Bull GMBH. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell