• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

“Vetëvendosje” propozon rritjen e tatimit për pagat e larta

Publikuar: 10.10.2012 - 10:20

Prishtinë, 10 tetor - Lëvizja “Vetëvendosje” ka propozuar ndryshimin e normave tatimore si mundësi për rritjen e buxhetit, rritjen e numrit të punëtorëve dhe zvogëlimin e varfërisë në vend. Sipas analizave të propozuara të martën, nëse “Vetëvendosje” arrin të fitojë mandatin për të qeverisur vendin, do të ndodhë përshkallëzimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe heqja e tatimit sidomos në artikujt bazë. Po ashtu, si alternativë është propozuar edhe rritja e tatimit në të ardhura për nivelin e lartë të pagave.

Shpend Ahmeti, nënkryetar i “Vetëvendosjes”, ka shprehur qëndrimin se shtresa e ulët dhe ajo e mesme e shoqërisë po diskriminohen nga pushtetarët, të cilët po krijojnë politika në favor të vetin për t’i caktuar të ardhura të majme xhepit të tyre.

Alternativa e “Vetëvendosjes” parasheh lirim nga TVSH-ja për produktet bazë të ushqimit si: buka, vaji, kripa, sheqeri, qumështi, mielli e librat. Sipas analizës së “Vetëvendosjes”, për produktet që konsiderohen si luks parashihet ngritje e normës së TVSH-së në mënyrë proporcionale.

Arsimimi sipas “Vetëvendosjes” duhet të jetë i liruar nga TVSH-ja, meqë nuk duhet konsideruar si diçka luksoze.

“Buxheti modest i Kosovës financohet në masë të madhe nga të hyrat që bëhen nga doganat që janë diku 830 milionë euro, e që reflektojnë tri tatime të ndryshme si TVSH, doganat dhe akcizat dhe se këto tatime i bartin konsumatorët. Shumica e buxhetit të Kosovës, financohet nga tatimet mbi klasën e varfër dhe atë të mesme, pasi që shumica e këtyre produkteve që tatohen, janë produkte bazë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, nuk është në rregull që Kosova të ketë nivel të TVSH-së për bukën, për qumështin, vajin, kripën e sheqerin, njëjtë sikurse tatimi për të ngrënë në një restorant luksoz në Prishtinë.



(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

 

Komente (6)

Artani Pr10.10.2012/14:22

Hallall ju koft vetevendosje...ishalla ju paguhet mundi.
Ju meritoni te udheheqni kete vend qe kurxho spo shkon drejt e mbare.
respekt per ju

kameriLozanë10.10.2012/14:07

unë jetoj në zvicër dhe kjo çka thot vvja këtu aplikohët që moti,dmth.kush fiton më shumë atomatikisht paguan tatimin e, në kosovë e kundërta...

dreni10.10.2012/13:52

Ide e qelluar e VETVENDOSJES, qeverija duhet me i marr pozitive edhe me i realizu idet e opozitarve kur jan ne te mir te vendit.

arijana10.10.2012/12:46

Po sigurisht, shtetet e mbara qe kane stabilitet ne ekonomi e politika fiskale te drejta e zhvillimore e kane kete rregull.Ata qe fitojn me shume kontrribojne me shume. E ne Kosoven e pasluftes ka ndodhe e kunderta.

Drejtësi10.10.2012/12:08

shume me vend, sepse edhe ashtu ata shumica nuk i meritojne ato paga...

Shartari10.10.2012/10:40

Bravo VV je me e drejta, ne ne sherbim te popllit.

1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell