• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

AKP-ja hulumton mundësinë e përpunimit të mbetjeve minerale

Publikuar: 07.10.2012 - 15:51

Prishtinë, 7 tetor - Një grup punues i krijuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet të vendosë nëse do të shiten apo do të përpunohen në Kosovë mbetjet minerale nëpër minierat e Kosovës. Mbetje minerale llogaritet të jenë afërsisht 50 milionë tonë, kurse llogaritet se rreth 30 milionë tonë mbetje kanë vlerë ekonomike, meqë janë të pasura me minerale si zinku, plumbi apo edhe argjendi, shkruan Koha Ditore.AKP-ja fillimisht ka nxjerrë në shitje këto mbetje, mirëpo i ka anuluar të gjitha llotet përjashtuar një llot që tashmë ishte proceduar deri në shitje. Arsyeja e anulimit ka qenë oferta e papërshtatshme dhe mungesa e garancisë.

Tashmë është themeluar grupi punues në të cilin bëjnë pjesë një përfaqësues i AKP-së, një i Ministrisë së Ambientit, një përfaqësues i MZHE-së dhe një përfaqësues gjerman.

“Ky grup punues ka për obligim të tregojë si të trajtohen këto mbetje. Fillimisht do të shikohet se si të merren mostrat në këto mbetje prej nga do të bëhet një studim nëse është më mirë të investohet apo do të shiten”, ka thënë Fatos Meça, kryesues i njësisë për riorganizimin e “Trepçës” në kuadër të AKP-së. “Çështja kryesore është, a ka leverdi që të shiten mbetjet apo duhet të investohet në mënyrë që këto të përpunohen këtu në Kosovë”.



(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CMe vranėsira
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu