• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Paratë e Albpetrol – për zbutje të borxhit e investime

Publikuar: 05.10.2012 - 12:06

Tiranë, 5 tetor - Zbutje e borxhit publik dhe rritje e investimeve. Ky është destinacioni kryesor i përdorimit të 850 milionë eurove, që sigurohen nga privatizimi i Albpetrol. Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldedaj, në një intervistë për "Albanian Screen", ka sqaruar se në privatizimet strategjike është e përcaktuar shpërndarja e të ardhurave që sigurohen.

"Privatizimet strategjike kanë shkuar për investime publike dhe për reduktim të kostos së borxhit. Këtë princip do të ndjekë dhe kjo, masa dhe proporcioni do të jetë subjekti i shpejtësisë së procesit dhe në funksion të një diskutimi. Kjo është linja kryesore: investime publike, reduktim të kostos së borxhit publik dhe një impuls të ri për ekonominë", deklaroi zëvendësministri Haldedaj.

Injektimi i këtyre parave në ekonominë shqiptare do të japë një impuls pozitiv, pasi një pjesë e tyre do të shkojë për projekte sociale dhe punësim.

"Është absolutisht impuls pozitiv. Në një farë mënyre mitigon si të thuash atë lloj ngadalsimi ekonomik, pra është një impuls i ri në mbështetje të projekteve që janë në proces dhe për ato që ekonomia ka shumë nevojë, duke filluar që nga infrastruktura rurale, më shumë investime për arsimin etj", deklaroi Haldedaj.

Ministria e Financave synon që me të ardhurat e shitjes së Albpetrolit të bëjë edhe shlyerjen e detyrimeve të kompanive që kanë kryer punë publike. Haldedaj pranon se një pjesë e parave do t'u jepen kompanive.

"Kjo do të jetë patjetër pjesë e drejtimit ku do të përdoren paratë, pra në atë pjesë ku ka punime të avancuar edhe absolutisht edhe për këtë qëllim", deklaroi Haldedaj.

Në mbledhjen e saj të fundit, qeveria shpalli kompaninë "Vetro Energy" fituese të tenderit për privatizimin e Albpetrol. Kompania ameriakane ofroi 850 milionë euro, për të marrë në pronësi këtë kompani. Pritet negocimi i kontrates së shitjes me kompaninë fituese dhe ministrisë së Ekonomisë, më pas miratimi i saj nga Kuvendi, ç'ka i hap rrugë disbursimit të shumës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell