• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Rriten shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën

Publikuar: 01.10.2012 - 10:10

Tiranë, 1 tetor   - Eksportet e Shqipërisë pësuan rritje të dukshme edhe në muajin gusht me Kosovën, ku ndikimin kryesor e dha rifillimi i eksportit të çimentos, krahasuar me një vit më parë. Vetëm eksportet e gushtit të sivjetshëm zunë rreth 20% të eksporteve të realizuara në tetëmujorin, janar-gusht.

Gjatë muajit gusht, sipas të dhënave të INSTAT, eksporti u rrit me 34%, krahasuar me gushtin 2011, duke arritur në 2.24 miliardë lekë. Pavarësisht, ndërprerjes për disa muaj të eksportit të çimentos drejt Kosovës, një prej produkteve më me peshë pas hekurit e naftës, ritmet e rritjes së eksporteve drejt fqinjit verior ishin disa herë më të larta se rritja e eksporteve shqiptare në tërësi. Kosova përbën interes për shkak të kostove të ulura të transportit dhe "etjes" së tregut, veçanërisht për materiale ndërtimi e hidrokarbure. Nga kompanitë e prodhimit të çimentos mësohet se prej dy muajsh ato kanë rifilluar të eksportojnë në nivelet e mëparshme për sasitë, por me çmim më të ulët, njofton RD.

Por ndryshe ka ndodhur me importet me Kosovën. Vlera e importeve nga Kosova u rrit 4% me një vlerë 3.13 miliardë lekë.

Sivjet tregtia me Kosovën në raportet eksport-import dëshmon rritje. Në periudhën janar-gusht 2011 u arrit vlera prej 3 miliardë lekë për eksportet dhe 8.7 miliardë lekë për importet, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2011 vlera e këmbimeve tregtare llogaritet në eksportet me 3,12 miliardë lekë dhe për importet në 10,8 miliardë lekë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell