• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shqipëria mes 37 vendeve të ultramiliarderëve

Publikuar: 26.09.2012 - 09:58

Tiranë, 26 shtator  - Një studim i fundit mbi pasurinë, ka nxjerr Shqipërinë të 37-ën për nga
numri i ultramiliarderëve. Sipas raportit në Shqipëri numërohen 55
ultramilioner, që në llogarinë e tyre kanë mbi 7 miliardë dollarë.

Numri 55, krahasuar me vende të tilla në rajonin si: Bullgaria, Maqedonia apo Mali i Zi, rezulton se shtresa e njerëzve “ultra të pasur”, t’i ketë Shqipëria më të shumtë në numër.

Këtë e konfirmon raporti më i fundit botëror mbi pasurinë në botë, i titulluar “World Ultra Wealth 2012-2013”, i cili siç raporton, e ka renditur saktësisht Shqipërinë, të 37-n në Evropë për nga numri i ultra të pasurve, njofton gazeta “Shekulli” Online.

Sipas të dhënave të raportit, nga 53.441 persona të tillë që numërohen aktualisht në mbarë Evropën, me një pasuri prej rreth 7 miliard dollarë, 55 prej tyre gjenden në Shqipëri.

Sipas raportit pasuria prej 7 miliardë dollarësh ose më shumë se 700 miliardë lekë, është e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, gjë që me ulrtamilionerët e vendeve të tjera nuk ka ndodhur.

Kjo fakton se efektet e mundshme të krizës financiare, nuk e ka bërë asnjërin prej tyre që ta humbasë statusin e të qenit “ultra i pasur”, siç ka ndodhur në Evropë, ku 1.054 persona nuk quhen më të tillë që nga viti i kaluar.

Aspekti pozitiv i këtij raporti për Shqipërinë krahasuar me vendet e tjera evropiane, është ai në lidhje me përqindjen, në tërësi rritëse të pasurisë në tërësi, si e tillë, e cila rezulton me 4% më shumë se vitin e kaluar.

Tregues ky i cili rezulton në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës si negative, përjashtuar vetëm Gjermaninë që e ka atë me 5.4% apo Britaninë e Madhe me 3.9% dhe Zvicra 3.1%.

Kurse Franca apo Norvegjia, të cilat mbahen për nivelin e tyre të lartë ekonomik, e kanë këtë tregues negativ, përkatësisht -11.2% apo -3.1%.

Sipas raportit të “World Ultra Wealth 2012-2013”, Qiproja numëron vetëm 45 ultramilionerë, Bullgaria po 45, Maqedonia 35 dhe Mali i Zi vetëm 21.

Komente (3)

Avdi27.09.2012/06:47

Kush ka dyshuar se, shqiptaret nuk janë të aftë të bëjn para pa punë, ai as që i njeh.Të tjerëve për të u bërë pasanik u duhen gjenerata që punojn dhe kursejn, nga se ata nuk mbshteten në proverbin "kjo punë jona është pun m... punë e mirë është puna e ... it 500000 një gjysëm minuti".

Arnis26.09.2012/18:37

Behgjet Pacolli eshte Milliarderi i pare Shqiptare.

mjeshtri26.09.2012/12:45

ne ballkan nuk ka as nje miljarder. 1 miljard1000 mijon

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CShi i lehtė
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu