• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Britania mbijeton edhe pa euron

Publikuar: 23.09.2012 - 15:47

Londër, 234 shtator - Sipas Guvernatorit të Bankës së Anglisë, një nga financierët më të respektuar në botën e financës, planet aktuale të Bankës Qendrore Europiane për shpëtimin e monedhës europiane nuk janë një zgjidhje e përshtatshme afatgjatë, se sa thjesht një veprim për të fituar më shumë kohë për gjetjen e alterantivave të tjera.Guvernatori i Bankës thotë se shtetet anëtare të BE-së kanë punuar shumë gjatë dy viteve të fundit, por “unë nuk mendoj se ka garanci se do të shmangin mbetjen e të gjitha vendeve si anëtare të Eurozonës”, thotë Sir Marvyn King.

”Kjo re e zeze pasigurie”, siç e quan kryefinancieri anglez, “vërtitet mbi kokën e biznesit britanik dhe atij amerikan. Ai ka paralajmëruar se menaxhimi i rënies nga kolapsi i euros do të jetë jashtëzakonisht i vështire”, por shtoi se “Britania ka përballuar edhe më përpara katastrofa financiare dhe janë marrë të gjitha planet për të përballur një skenar të tillë nëse ai do të verifikohet”.

”Britania do të mund të mbijetojë nëse euro pëson kolaps”, thotë guvernatori i Bankës së Anglisë, i cili nuk shikon asnjë shenjë aktualisht të rikthimit ne normalitet dhe rritje ekonomike në vendet e Eurozonës, edhe pse vendet e BE-së po tentojnë të shpëtojnë euron përmes një fondi të madh shpëtimi.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell