• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kompania “Gacaferi”, model për prodhuesit e Kosovës

Publikuar: 19.09.2012 - 13:33

Pejë, 19 shtator -  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka quajtur model që duhet ndjekur në Kosovë, Kompaninë “Gacaferi” në Pejë. Kjo kompani merret me prodhimin e mobilieve dhe me to ka pushtuar jo vetëm tregun e Kosovës, por ka depërtuar me sukses edhe në tregun e jashtëm.

“Kompania ‘Gacaferi’ duhet të shërbejë si model edhe për kompani të tjera prodhuese vendore, se gjithçka është e mundur falë punës, cilësisë së produkteve dhe promovimit të tyre profesional, që është garanci për depërtim edhe në tregje të tjera evropiane”, u shpreh

kryetari i OEK, Gërxhaliu, duke shtuar se “vetëm me këtë mënyrë mund të krijohen vende të reja të punës, të kontribuohet në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, përmirësimit të bilancit të pagesave dhe mbi të gjitha në promovimin e produkteve Made in Kosova, e përmes këtij promovimi të përmirësohet edhe imazhi i  vendit tonë”. Këto komente ai i bëri me rastin e vizitës në këtë kompani, ku u prit nga pronari   Naim Gacaferi me bashkëpunëtorët dhe partnerin për blerjen e këtyre produkteve për tregun evropian, z. Michele Gortan dhe z. Giovani Marino.

Vetë Gacaferi theksoi se “ia kemi dalë t’i bindim edhe skeptikët se në Kosovë mund të bëhet afarizëm, mund të ketë prodhime kualitative që i plotësojnë kriteret dhe standardet më të larta ndërkombëtare si dhe të ruhet tradita e përpunimit të drurit në Kosovë, që është mjaft e lashtë”.

Familja Gacaferi me këtë aktivitet merret që nga viti 1957. Aktualisht kompani e saj

ka të punësuar 60 punëtorë, por në mënyrë indirekte bashkëpunojmë edhe partner të tjerë.

Përfaqësuesit e kompanive italiane dhe zvicerane, për te cilat Gacaferi është duke prodhuar, ishin vërtet të kënaqur. Michele Gortan tha se sot me kënaqësi i ekspozojmë, i promovojmë dhe i shesim produktet Gacaferi si në tregun italian, zviceran, gjerman e më tutje dhe me kënaqësi krahas interesit dhe profitit që e arrijmë në të njëjtën kohë  bëjmë edhe promovimin e produkteve Made in Kosova, të prodhuara në kompaninë Gacaferi.





 

Komente (3)

Gacaferi08.12.2012/17:54

Vetem perpara Kompania "Gacaferi " me te vertet nje Kompani me Tradite dhe model i veqant per Kompanite tjera ne Rajon në Pergjithesi, ju lumtt .

gashi20.09.2012/21:16

Eshte nje firm qe ka marr emer nga e kaluara pasi ne ate kohe nuk ka pas shum prodhues.Mirepo shum pake hetohet ne trege,me qmime maramendese dhe kualitet jo te mir.

sami kastratipeje19.09.2012/14:25

Une pata shkuar te firmaGazaferi,ne Peje per te blere mobilje dhe ata me thaneduhet ti porosisim ne Itali.U pata qudite shume me pergjegjen e tyre.Sot po e quajne firme te sukseseve.Valle,une mendoje se Gazaferi nuk eshte firme qe prodhon por qe merret me sterrshitje.Mbase firmat qe prodhojne vete nuk jane te mvarura prej Italianve,Gjermanvete cilet i porosisin ne Kine mobiljet dhe gjerat tjeraZviceran.Pra Gazaferi jane firme stershitese dhe jo firme qe prodhon vet.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu