• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Azerbajxhani si Shqipëria, interes për gazsjellësin TAP

Publikuar: 16.09.2012 - 22:04

Tiranë, 16 shtator - Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit janë të shkëlqyera, nuk ka probleme mes këtyre dy vendeve dhe shpresojmë që të thellojmë bashkëpunimin edhe më tej, sidomos në fushat ekonomike, bënë të ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe homologu azerbajxhanas, Ogtay Asadov.

“Me rëndësi strategjike për Shqipërinë është projekti për gazsjellësin TAP. Gazsjellësi transatlantik, ku Azerbajxhani ka një rol kryesor, është një projekt strategjik, jo vetëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por dhe në perspektivën e rajonit. Midis dy vendeve ekziston një memorandum mirëkuptimi, i cili do të pasohet në terma konkrete bashkëpunimi në muajt në vijim”, theksoi Topalli.

Asadov u shpreh se zbatimi i projektit TAP do të jetë një bashkëpunim i suksesshëm mes dy vendeve.

“Mes dy vendeve nuk ka asnjë problem, kemi marrëdhënie shumë të mira, të shkëlqyera politike dhe në agjendën tonë është forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Siç tha edhe zonja Topalli, Azerbajxhani është i interesuar për projektin TAP dhe besojmë se ky projekt do gjejë zgjidhjen”, tha kryeparlamentari azerbajxhanas, i cili më pas uroi shqiptarët për 100-vjetorin e pavarësisë.

Si informon BW, mysafiri i lartë nga Azerbajxhani u prit sot edhe nga presidenti Bujar Nishani, me ç’rast bashkëbisedimi sërish u përqendrua në realizimin e projektit TAP. Nishani inkurajoi investitorët nga Azerbajxhani që të investojnë në Shqipëri, në fushat e energjetikës, turizmit dhe infrastrukturës.

Trans Adriatik Pipeline, i njohur si TAP, i cili parashikohet të përshkojë Shqipërinë në trajektoren e tij drejt Italisë dhe Evropës, do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për tregun shqiptar, atë rajonal e më gjerë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell