Biznesmenët ankohen në politika të pafavorshme

Artikujt tjerė
- Biznesmenët ankohen në politika të pafavorshme
- BSPK, shumica e deputetëve për ndërprerjen e privatizimit
- Protesta masive kundër masave të kursimit
- Kosova A (s)mbyllet deri më 2017
- MTI-ja rihap tenderin për zhvillimin e Brezovicës
- Ministrja premton mbrojtje të prodhimeve vendore
- Mjekët skanë punë në Kosovë shkojnë në Gjermani
- Inflacioni në Kosovë gjatë gushtit arriti në 3.1 për qind
- Turqia në vitin 2013, bum i investimeve të BERZH
- BE-së i pëlqen zotimi i Qeverisë për mbylljen e Kosova A më 2017
Prishtinë, 16 shtator - Pakoja fiskale, mungesa e parasë së gatshme në treg, procedurat jo adekuate për eksport të prodhimeve vendore, janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen subjektet afariste në Kosovë, thanë pronarë të disa kompanive prodhuese vendore.
Bedri Kasumi, pronar i kompanisë Pestova, që bën prodhimin, përpunimin dhe shitjen e patates, si barrierë kryesore përmend politikat jo të favorshme fiskale.
Problemi që duhet të zgjidhet urgjentisht është pakoja e re masave për lirimin nga tatimi i lëndës së parë, ato që nuk prodhohen në Kosovë, tha Kasumi për Radion Evropa e Lirë.
Edhe subjekti tjetër afarist, fabrika e vajit Inter-company nga Podujeva, në zhvillimin e afarizmit përballet me masa jo të favorshme fiskale. Pronari i kësaj kompanie, Sylejman Konushevci tregon se tatimi doganor për lëndën e parë dhe shuma e lartë për TVSH nuk lejojnë që produktet kosovare të jenë konkurrente në treg.
Politika fiskale nuk është në favor të prodhimit vendor apo ekonomisë vendore. Ne nuk jemi të mbrojtur me asgjë. Kosova ka bërë shumë lëshime ndaj shteteve të rajonit, pasi atyre ua ka mundësuar që paranë ta marrin nga Kosova dhe të eksportojë në shtetin e vet, u shpreh Konushevci.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave tashmë kanë pohuar se, në kuadër të hartimit të pakos së re fiskale, kanë përgatitur projektligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.
Si problem tjetër në rritjen e prodhimtarisë së produkteve të tyre, të dy pronarët përmendin mungesën e parasë së gatshme në tregun vendor.
Kasumi pohon se gjatë këtij viti po vërehet se shumë se subjektet afariste kanë vështirësi në pagesën e faturave për mallin e blerë.
Paraja e gatshme (cashi) është shumë më i vogël se më herët. Përfundimisht, në vitin 2012 sasia e parasë së gatshme është shumë më e vogël se vjet. Shumë kompani kanë probleme në likuidimin e borxhit, po flas për Kosovë, tregon Kasumi.
Ky problem po e përcjell edhe kompaninë për prodhimin e vajit Flori dhe Bilur, thotë Konushevci.
Po i furnizojmë kompanitë që kanë mungesë të parasë, po iu japim mallin për një periudhë kohore, por kemi probleme në inkasim, pohon ky pronar.
Pronarët e kompanisë Gacaferi Group, që prodhojnë mobilie të ndryshme, thonë se i kanë tejkaluar problemet që kanë të bëjnë me tregun vendor.
Menaxheri Naim Gacaferri si problem thekson procedurat e tepërta doganore për eksport të prodhimeve të tyre në disa vende të rajonit.
Ne, deri më tani kemi investuar në kualitet, tani e tutje jemi të përgatitur për tregjet e Bashkimit Evropian. Me Zvicrën nuk kemi pasur problem, me Maqedoninë procedurat janë burokratike, nuk ka lehtësime më të shpejta doganore. Pritja është një pengesë, e cila ndikon në zhvillimin e veprimtarisë së korporatës Gacaferri , thotë ai.
Edhe asociacionet e Bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë kërkuar mbështetje të sektorit privat, përderisa autoritetet kompetente theksojnë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të ofruar lehtësi dhe mbështetje për komunitetin e biznesit.














