• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

BSPK, shumica e deputetëve për ndërprerjen e privatizimit

Publikuar: 16.09.2012 - 17:35

Prishtinë, 16 shtator - Drejtues të BSPK-së u kanë bërë thirrje edhe një herë të gjithë deputetëve që të kenë mirëkuptim për kërkesat rreth (mos)privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe likuidimit të “Trepçës”.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka bërë të ditur se deri tashti janë mbledhur 63 mijë e 539 nënshkrime për peticionin kundër privatizimit të këtyre ndërmarrjeve, e cila do t’i dërgohet Kuvendit, Presidencës, kryeministrit dhe Ambasadës amerikane. Arifi nuk ka pranuar të jepte detaje se si do të veprohet pas përfundimit të seancës së Kuvendit.

“I kemi takuar edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LDK-së, Vetëvendosje, AAK dhe AKR dhe nga të gjithë këta kemi marrë zotimin se në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet me datën 17 shtator, do ta mbështesin një mocion të përbashkët që do ta ndërpresë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike  PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin Trepçës”, tha Haxhi Arifi. 

“Nëse Kuvendi dhe Qeveria nuk do ta marrin parasysh vullnetin e qytetarëve të shprehur në peticion, vullnetin e punëtorëve dhe të sindikatave, ne si nismë e përbashkët e këtyre organizatave do të protestojmë fuqishëm më 20 shtator, për ta parandaluar nënshkrimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit Limak-Çalik për shitjen e Rrjetit të Distribucionit të KEK- ut”, tha pos tjerash Arifi.

Edhe Dardan Molliqaj nga “Vetëvendosje” tha se kjo parti do të mbështesë çdo iniciativë me qëllim që privatizimi të bëhet në të mirë të punëtorëve, e jo sikur që po bëhet nga viti 2002.

Komente (1)

Abazi Zeka 16.09.2012/20:48

O duhet mu qu ne protesta e me shitur se marun ty vidhun kta hajna

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme