Vendosen masa anti-damping për blloqet e siporeksit nga Serbia

Artikujt tjerė
- Ministrja premton mbrojtje të prodhimeve vendore
- Mjekët skanë punë në Kosovë shkojnë në Gjermani
- Inflacioni në Kosovë gjatë gushtit arriti në 3.1 për qind
- Turqia në vitin 2013, bum i investimeve të BERZH
- BE-së i pëlqen zotimi i Qeverisë për mbylljen e Kosova A më 2017
- Greqia do të lëshojë me qira ishujt e pabanuar
- Vendosen masa anti-damping për blloqet e siporeksit nga Serbia
- Autorizohet hapja e tenderit për shitjen e aksioneve të PTK-së
- Gjermania miraton fondin evropian të shpëtimit
- Gara për sigurimin e KEK-ut përfund në gjyq
Prishtinë, 12 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për vendosjen e rritjes së vlerës reale për produktin e importuar nga Serbia, masa anti-damping, njoftohet me anë të një komunikate të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Pas vendimeve që MTI mori për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, më 18 qershor, Departamenti i Tregtisë ka pranuar aplikacionin nga Fabrika për prodhimin e bllokave të tipit Siporeks, nga i cili është konstatuar se rasti është i lidhur ngushtë me damping dhe me masa subvencioni nga shteti fqinj, Serbia.
Lidhur me këtë kërkesë është mbledhur Komisioni për Vlerësimin e Masave në Importe (KVMI), bazuar në Ligjin për Masat Antidamping dhe Kundërbalancuese. Ky Komision në vazhdimësi ka hulumtuar rastin dhe ky hulumtim ka rezultuar në një damping të qartë të produkteve të ndërtimit, konkretisht blloqeve Siporeks që importohen nga Serbia.
Gjatë hulumtimit janë konsultuar palët e ndryshme, duke filluar nga Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe importuesit dhe prodhuesi i vetëm në Kosovë.
Nga informatat e mbledhura për çmimin e produktit, i cili importohet në Kosovë, është konstatuar se i njëjti hyn në vendin tonë me çmim nën vlerën reale të prodhimit nga vendi i origjinës. Ky produkt hyn me 25/ m3, në krahasim me çmimin e prodhimit në vendin e origjinës prej 52,7/ m3 (pa TVSH dhe shpenzime të transportit) me çmimin franco fabrikë. Bazuar në këto të gjetura gjatë periudhës prej 60 ditësh, dhe të Ligjin Nr. 03/L-097 për masat Antidamping dhe Kundërbalancuese, ministrja Mimoza Kusari Lila propozoi vendimin në Qeveri, kurse Qeveria me shumicë votash mori vendim për rritjen e vlerës reale të produktit të importuar nga 25/m3 në 40/m3, gjë që korrespondon me koston e prodhimit për 1m3 të prodhuesit vendorë.
Ky është rasti i tretë që MTI-ja ka mbrojtur prodhuesit vendorë. MTI për herë të parë ka përdorur ligjin për masat Anti-damping dhe Kundërbalancuese më 12 janar 2012, me çrast është mbrojtur mishi i zogut të pulës, rasti i dytë është vendosja e masave mbrojtëse në importin e çimentos, më 11 qershor, dhe ky i fundit në blloqet siporeks.
MTI-ja fton bizneset, të cilat shohin se mund të ketë shtrembërime serioze në treg në sektorin e tyre, për shkak të importeve apo të dampingut të çmimeve, të paraqesin rastin në MTI dhe në përputhje me ligjin organet përgjegjëse të MTI-së do ti shqyrtojnë rastet dhe do të marrin vendime në bazë të ligjit.


nasra dini13.09.2012/13:59
sa blloka te mdhej dhe qualitat. Une do ti bleja edhepse jan nga serbija.















i brengosuri14.09.2012/19:19
vertet eshte mire qe te mbrohen prodhimet vendore mirpo a e dini se ata po prodhojn berllog,mimoza kogja mire e ka trashe kuleten prej ketyre matrapazave qe po shesin berllog,duke marrur mito per keto vendime.