Akuza e kundërakuza MBPZHR-FSBK

Artikujt tjerė
- Akuza e kundërakuza MBPZHR-FSBK
- Pajtueshmëri për masat e rritjes ekonomike
- Kush do ta privatizojë Albpetrolin, Taçi, amerikanët apo azerët?!
- + 355, zgjidhja më e mirë
- Albpetrol, amerikanët ofrojnë 850 milionë euro, rusët 52 milionë USD
- Memorandum bashkëpunimi mes ATK-së dhe DPTSH-së
- Interesa të shumta bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni
- Reforma substanciale për lehtësim të ambientit për të bërë biznes
- UNDP lanson projektin e punësimit në Kosovë
- Qeveria sdi çtë bëjë me 560 milionë eurot e privatizimit
Prishtinë, 9 shtator - Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës konsideron se gjendja në bujqësinë e Kosovës po vazhdon të jetë e rëndë. Kreu i kësaj sindikate, Tahir Tahiri i është kthyer akuzave në adresë të Ministrisë së Bujqësisë. Në një konference për media, organizuar para hyrjes në këtë ministri, ai ka akuzuar drejtuesit e saj se nuk po i marrin parasysh kërkesat e kësaj sindikate për të përmirësuar situatën në bujqësi.
FSBK-ja kërkon nga qeveria të subvencionohen mbjelljet vjeshtore me nga 250 euro për një hektar, të subvencionohet 50 për qind e naftës, po ashtu që të zbatohen ligjet e miratuara për bujqësi.
Me këto deklarime nuk pajtohen zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Adil Behramaj tha se kjo ministri ka trefishuar përkrahjen në krahasim me dy vjetët e fundit, nga e cila përfitojnë rreth 30 mijë fermerë. Sa i përket mos bashkëpunimit me FSBK-në, Behramaj tha se kjo sindikatë është OJQ e politizuar dhe se i përfaqëson interesat e ngushta të profiterëve të klanizuar.











