Privatizimi i Albpetrol tërheq kompani amerikane, ruse e kineze

Artikujt tjerė
- Privatizimi i Albpetrol tërheq kompani amerikane, ruse e kineze
- AKP-ja jep me qira lokale në Hotelin Grand
- Ekonomia e Zvicrës më konkurruesja në botë
- Borxhi amerikan, 16 trilionë dollarë
- Kosova me Kosovën A rrezikon raportet me BE-në
- Moody's vlerësim "negativ" situatën në BE
- CEZ fut në sherr Shqipërinë e Çekinë
- Brenda dy muajsh në Shqipëri hynë mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova
- Gjermanët të interesuar për investime në bregdetin shqiptar
- KEK-u sdo të mund ti ulë humbjet siç kërkon ZRRE-ja
Tiranë, 5 shtator - Shitja e kompanisë Albpetrol, privatizimi i fundit strategjik në Shqipëri, paralajmëron një betejë të fortë gjeopolitike mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore.
Qeveria ka përcaktuar datën 7 shtator si afatin e fundit të dorëzimit të ofertave dhe deri tani kanë tërhequr dokumentet e tenderit 19 kompani.
Mes tyre janë dy shoqëri amerikane, Silk Road Equity dhe Thompson Global, një kompani kineze me emrin GPRO dhe gjiganti rus Gazprom.
Kjo është hera e parë që privatizimi i një kompanie strategjike tërheq në garë kompani nga tri superfuqi si SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë njëkohësisht edhe tre nga vendet që vendosin ekuilibrat energjetike në botë, çka duket se paralajmëron edhe një betejë të fortë interesash jo thjesht ekonomike.
Me vendimet e fundit, qeveria shqiptare ka hequr dorë nga të drejtat e nëntokës dhe mbitokës për sa i përket fushës së hidrokarbureve.
Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën për kërkimet Albpetrolit, që nesër do të jetë një kompani private dhe që do të vendosë për lejet për kompanitë e tjera që do të kërkojnë për naftë në Shqipëri, sikundër edhe nuk ka më asnjë ndikim në prodhimin dhe rafinimin e naftës.
Duke qenë se nafta është një produkt strategjik, edhe vendimi për Albpetrol e tejkalon interesin e thjeshtë ekonomik, duke u shndërruar në një vendim gjeopolitik.
Në këtë kuadër, interesi rus dhe ai kinez duket se kanë sjellë një rritje të ndjeshmërisë së amerikanëve për këtë kompani. Ndonëse qeveria amerikane nuk ka shprehur asnjë qëndrim zyrtarisht, në mënyrë të tërthortë sinjalet kanë mbërritur në Tiranë javët e kaluara, informon Tip Channel.
Një tjetër sinjal ishte hyrja në tender e dy kompanive amerikane javët e fundit, pas shprehjes zyrtare të interesit nga rusët e Gazprom dhe kinezët e GPRO.
Ndoshta është rastësore, por pikërisht përpara hapjes së ofertave për tenderin e Albpetrol, në Tiranë ka mbërritur zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të javës, pra edhe dy ditë pas mbylljes së tenderit.
Gjatë vizitës së tij, të enjten, një ditë para tenderit për shitjen e Albpetrol, Reeker pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit, mes të cilëve edhe kryeministrin Sali Berisha.












