Unilever përshtat strategjinë e shitjes për varfërinë evropiane

Artikujt tjerė
- Fox Marble e Kosovës, mrekulli në Bursën e Londrës
- Termokosi paralajmëron shkyçjen e borxhlinjve
- Përmes Portit të Vlorës 14 për qind më shumë turistë të huaj
- LDK: Qeveria Thaçi ka devijuar nga agjenda zhvillimore e vendit
- Gjermanët, kampionë për udhëtime në botë
- Kosova, vend tërheqës për investitorët turq
- Ngritje alarmuese e çmimeve
- Eksportet e Shqipërisë me Kosovën në vendin e dytë
- ZRRE bën gati tarifat për energjinë elektrike
- Thatësia ndikoi në rritjen e çmimeve për 10 për qind
Amsterdam, 29 gusht Prodhuesi holandez i artikujve ushqimorë dhe kozmetik Unilever pret zgjerim të varfërisë në Evropë për shkak të krizës së borxheve në eurozonë, andaj ka vendosur ta modifikojë strategjinë e vet të marketingut. Unilever do të fillojë të shfrytëzojë strategjitë që i ka shfrytëzuar në ekonomitë aziatike në zhvillim, që do të thotë se në tregun evropian do të ofrojë mallra në paketime më të vogla, çmimi i të cilave do të jetë më i përshtatshëm për konsumatorët e varfëruar në vendet e përfshira nga kriza.
Nëse konsumatori në Spanjë shpenzon vetëm 17 euro për detergjente, ne nuk do të mund ti ofrojmë detergjent për larje të rrobave që kushton 8-9 euro, sqaroi shefi për tregje evropiane i kësaj firme, Jan Zijderveld.
Që tash Unilever në Greqi, ta zëmë, shet pire patateje apo majonezën në paketime miniaturale, kurse në Spanjë do të ofrojë detergjentin në paketime të vogla, për gjithsej 5-6 larje të rrobave, transmeton Dnevni Avaz.













social case03.09.2012/10:42
kjo ma perkujton njw kohw kur shamponi per flokw vinte 1 paketime tw vogla,per 12 larje flokwsh bile me emrin "Emina".
kjo i bie si me ble hapa me copw,nw farmaci.
edhe mishin kemi me ble me gram, veq mi ardh aroma mish gjellws.