• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sektori privat do më shumë mbështetje institucionale

Publikuar: 23.08.2012 - 17:31

Prishtinë, 23 gusht - Synimi i Qeverisë është që sektori privat të bëhet bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Abi” në Prizren.

Ai me këtë rast është pritur nga menaxheri i kësaj kompanie, Irfan Fusha, me të cilin ka diskutuar për aktivitetin dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo kompani, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për bizneset private.

Beqaj ka thënë se politikat qeveritare janë të orientuara kah krijimi lehtësirave fiskale dhe administrative, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për zhvillimin e biznesit, duke shtuar se sektori prodhues është i një rëndësie të veçantë.

Fusha e ka njoftuar Beqajn me punën e kësaj kompanie që merret me përpunimin e produkteve ushqimore, ku hyjnë përpunimi i qumështit, pemëve dhe perimeve.

Ai ka bërë të ditur se kjo kompani ka rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa ka shtuar se për zhvillimin e sektorit privat përkrahja institucionale është më se e domosdoshme, për çka ka marrë mbështetjen e ministrit Beqaj.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CI kthjellėt
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell