• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Produktet serbe humbasin tregun në Kosovë

Publikuar: 19.08.2012 - 22:28

Prishtinë, 19 gusht - Me gjithë kohën e shkurtër të mbajtjes së bllokadës ndaj prodhimeve serbe, kompanitë nga shteti fqinj nuk po arrijnë të zënë përqindjen e pjesëmarrjes së tyre të mëhershme me prodhime në tregun e Kosovës. Zyrtarë të Doganave kanë bërë të ditur se përqindjen e humbur nga Serbia tash e kanë zënë prodhimet nga Shqipëria, Gjermania, Italia dhe Turqia.“Pas reciprocitetit që u ndërmor vjet ne kemi parë një rënie të importit nga Serbia, ndërsa shtetet e tjera kanë pasur rritje. Shqipëria vitin e kaluar ka pasur ngritje thuajse për 60 për qind më shumë se një vit më parë dhe eksportet shqiptare kanë arritur vlerën mbi 90 milionë euro”, deklaroi për KTV-në drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica.

I vetmi prodhim që nuk ka pësuar ndryshim sa i përket importit nga fqinji ynë verior janë  gruri dhe mielli, mirëpo pavarësisht këtij fakti, importi nga Serbia po e tejkalon shumëfish eksportin tonë në këtë shtet.

 

Komente (6)

agimi21.08.2012/19:06

Qdo cent nese si te veprohet qe te manaxhohet ne te miren e popullit shqiptare ather ne fillojm me u forcu edhe eknomikish ushtarakish etj ne qoft se anashkalohen produkte e huja apo edhe ato serbe sa me shume qe mundem

alma20.08.2012/21:25

ka ende shqiptare qe blejne produkte serbe??? Ohh Shqipe a dini shkrim e lexim a spo i shiqoni se cka po bleni

a a ss20.08.2012/20:53

c,far patriotash ka ky vendi jon oooooo medet

Izber Pasjaqa20.08.2012/09:30

More njerz per produkte te serbise nuk ka faj popullata po kane faj kompanit e firmat tregtare qe atyre nuk u intereson asgje vetem paraja.Per ta ska armik.Ata per pwerfitime personale bejn qdo gje.

agron20.08.2012/01:57

jo more zotni, tash po hyn me shume permes veriut...

Faton Prekazi20.08.2012/00:08

Mos konsumoni mallra te armikut shekullor dhe keshtu do te behemi me te forte se shteti i sebise

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell