• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Stacioni i autobusëve në Gjilan nuk do të privatizohet

Publikuar: 19.08.2012 - 12:25

Gjilan, 19 gusht- Komuna e Gjilanit të paktën ka arritur ta shijojë një copë hise nga e tërë pasuria e ish ndërmarrjeve shoqërore, tashmë të privatizuara keq nga AKP-ja dhe ish AKM-ja. Me ligjin mbi ndërmarrjet publike stacioni i autobusëve në Gjilan, tash e tutje do të jetë ndërmarrje publike lokale, që realisht do të mbikëqyret nga organet komunale. Musa Selmani, ushtrues detyre i drejtorit të stacionit të autobusëve, ka bërë të ditur  se  është një lajm shumë i mirë edhe për punëtorët, por edhe për qytetin Gjilanit, të ciëlt kanë arritur ta shpëtojnë nga privatizimi këtë pasuri, kjo, e vetmja që kishte arritur të mbijetoj këtij procesi. ”Që nga viti 2007 vazhdimisht kemi kërkuar nga AKP-ja dhe Qeveria që stacioni i autobusëve mos të privatizohet, por të menaxhohet nga komuna, dhe jo tani është bërë realitet dhe ne presim shumë shpejt të zgjedhim organet drejtuese dhe bordin ri që do të bëhet në koordinim me komunën “, ka thënë Selmani. I kënaqur me marrjen statusit si ndërrmarrje publike të stacionit të autobusëve është shprehur edhe kreu i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, i cili ka thënë se me sukses është arritur të shpëtohet kjo pasuri nga privatizimi. Ai ka thënë se në një letër që i ka dërgua bordit të stacionit u tërhiqet vërejtja që deri në konstituimin e bordit të ri të mos bëjë punësime eventuale të reja.

“U kamë bërë me dije menaxhmentit të stacionit që të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen asetet e ndërmarrjes dhe të mos kontraktohet asgjë pa miratimin e kryetarit të komunës“ ak thënë Mustafa. Kurse  Selmani thotë  se tashmë i ka kthyer përgjigje kreut të komunës të cilin e ka garantuar se vendimet që vijnë nga strukturat komunale do të zbatohen sepse stacioni i autobusëve është interes i gjithë qytetit. Stacioni i autobusëve sipas Selmanit vetë mirëmbahet financiarisht dhe nuk do përkrahje financiare ngase mbulohet nga asetet e saj.”Ne jetojmë vetëm nga qiratë, sepse nuk kemi autobus tanët dhe realisht bëjmë shërbime. Të gjitha të hyrat vijnë nga peronizimet “,është shprehur Selmani. Selmani i gëzohet një fakti që punëtorët e mbetur në këtë ndërrmarje nuk do të  largohen nga vendet e punës, ngase të njejtit janë frikësuar duke pritur në vendim të tillë”, ka  thënë  ai. Ndërkohë, Aziz Azizi, kryetar i Sindikatave të Rajonit të Anamoravës thotë se do të jetë i kënaqur nëse merret një vendim fuqiplotë për largimin e stacionit nga procesi i privatizimit duke shtuar se kyështë aseti i vetëm që i ka shpëtuar këtij procesi deri në këtë kohë. “Deri më tani në Anamoravë ka pasur kontrabandim të pronës shoqërore dhe do të ishte një sukses i madh nëse kjo ndërrmarje edhe pse e vetmja , të  shpetoj nga privatizim”i, ka thënë ai .  Azizi thotë se AKM-ja e shkatërroj qëllimisht ekonominë gjilanase sepse privatizimi në Gjilan, Kamenicë dhe Viti nuk pati efektet e  pritura. "Askush në botë nuk do ta kishte pranuar këtë lloj të privatizimit”, tha Azizi. Sipas tij në Anamoravë edhe pse janë shitur 35 ndërmarrje shoqërore, likuidimi ende nuk po ndodhë. Sipas Azizit, ndonëse tani me AKP-në ka lëvizje pozitive sidomos në drejtim të ndarjes së 20 për qindëshit,  ai pati shumë vërejtje edhe ndaj këtij Agjencioni. Stacioni i autobusëve në Gjilan  i ka mbi 60 ari tokë dhe ka të punësuar 17 veta. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell