Financial Times: Greqia kërkon shtyrje të afateve të masave ekonomike

Artikujt tjerė
- Financial Times: Greqia kërkon shtyrje të afateve të masave ekonomike
- Vietnami, supereksportues i kafesë në botë
- Inflacioni në korrik 2.2 për qind
- Albright në garë për të privatizuar PTK-në
- Evropa-më afër recesionit
- Panariti: Greqia nuk e kushtëzon TAP me marrëveshjen e ujërave
- Gazsjellësi TAP pas marrëveshjes për kufirin detar Shqipëri-Greqi
- Ekonomia gjermane u rrit me 0.3 për qind
- Bie GDP-ja greke
- Konkurrenca e padrejtë dëmton ekonominë e Kosovës
Athinë, 15 gusht - Kryeministri grek, Adonis Samaras do të kërkojë një shtyrje të afateve të planit të masave ekonomike për Greqinë, gjatë një takimi me Angela Merkel dhe François Hollande javën e ardhshme, në Berlin, njoftoi ''Financial Times''.
Samaras do të diskutojë me kancelaren gjermane dhe presidentin francez dhe do të sugjerojë që shkurtimet që duhen arritur në shpenzimet publike të bëhen përgjatë katër viteve dhe jo dy siç është parashikuar, sipas një dokumenti një kopje të të cilit e zotëronte edhe e përditshmja ekonomike britanike.
Qeveria tripartiake greke, e kryesuar nga konservatori Adonis Samaras dhe e mbështetur nga socialistët dhe e majta e moderuar, aktualisht po përpiqet të realizojë me sukses një paketë masash ekonomike dhe kursimesh prej 11,5 miliardë eurosh për vitet 2013 dhe 2014, që nuk ka fare popullaritet madje ka kundërshtime nga qytetarët grekë, por që është kërkuar nga kreditorët e fondeve të shpëtimit në këmbim të vazhdimit të ndihmës së tyre fiananciare nga vendit helen.














