• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Inflacioni në korrik 2.2 për qind

Publikuar: 15.08.2012 - 09:08

Prishtinë, 15 gusht - Produktet e domosdoshme për jetë u shtrenjtuan për 2.2 për qind ndërmjet periudhës korrik 2011 dhe korrikut të këtij viti. Indeksi i çmimeve të konsumit publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se shkalla e inflacionit u rrit për shkak të shtrenjtimit të produkteve që kryesisht kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse për 8.1 për qind, si dhe të nafta e benzina për 4 për qind.

Shtrenjtimi i rrymës njëherësh sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave konsiderohen si ndër indikatorët më të mëdhenj në inflacionin e përgjithshëm vjetor. Një litër naftë në korrikun e vitit të kaluar kushtonte 5 centë më lirë sesa në korrikun e këtij viti, kur çmimi ishte në kuotën prej 1.29 eurove për një litër.

Po ashtu, si indikator për shtrenjtimin e jetesës është marrë edhe shtrenjtimi i duhanit për 8.6 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, si dhe i mishit në masën prej 3.8 për qind. Një pako me cigare që merren si mostër nga Agjencia e Statistikave, në verën e vitit të kaluar shitej për 10 centë më lirë sesa këtë verë, përderisa një kilogram mish tanimë kap vlerën mesatare prej 6 eurove apo rreth 20 centë më shtrenjtë. Edhe perimet u shtrenjtuan për 6.3 për qind, përderisa gazetat, librat dhe materialet për zyra u shtrenjtuan për 19.5 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët shënuan shtrenjtim të lehtë prej 1.8 për qind, përderisa pemët u shtrenjtuan për 2.7 për qind. Ndër shtrenjtimit më të larta brenda periudhës njëvjeçare nga Agjencia e Statistikave konsiderohet edhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që kanë të bëjnë me vendbanimin, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake, shkruan gjerësisht sot “Koha Ditore” .

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu