• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ngrihen çmimet, bie fuqia blerëse

Publikuar: 09.08.2012 - 16:43

Prishtinë, 9 gusht - Inflacioni në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 1.5 për qind. Ngritja e çmimeve të konsumit, sipas përfaqësuesve të bizneseve dhe konsumatorit, brenda një periudhe të shkurtër do të jetë e papërballueshme për qytetarët.

Ky inflacioni, i cili po e prek Kosovën, është inflacion i importuar. Për të mos u rrezikuar çdo herë nga ky inflacion, ekspertët e ekonomisë iu kishin sugjeruar institucioneve të Kosovës që të marrin masa në rritjen e prodhimit vendor.

Por, pavarësisht kësaj, prodhimi vendor vazhdon të mbetet i ulët, dhe Kosova vazhdon të importojë një pjesë shumë të madhe të produkteve ushqimore.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini tha për Radion Evropa e Lirë se rritja e çmimeve dhe mbajtja e nivelit të njëjtë të pagave ka ndikuar në dobësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Sipas tij, inflacioni i lartë ka një rëndesë të standardit të jetesës, por edhe potencialeve ekonomike.

“Inflacioni po ndodh edhe në vendet e tjera, jo vetëm në Kosovë, por përderisa ne nuk e kemi të drejtën e emetimit të parave, derisa Banka Qendrore është e limituar me ligjin dhe përderisa ne kemi shumë para të Kosovës jashtë shtetit dhe vazhdimisht shesim asetet shtetërore apo shoqërore - para këto që mbesin jashtë funksionit të ekonomisë vendore - vështirë e kemi që të ndalet rritja e çmimeve, inflacionit dhe rrjedhimisht të rritet konsumi”, vlerësoi ai.

“Deficitet tregtare në Kosovë po ndodhin vazhdimisht mes importit dhe eksportit, kjo tregon ngecje të prodhimtarisë vendore, tregon inflacion të importuar, tregon se në Kosovë konsumi i përgjithshëm ka rënë”, shton ai.

Ngritje të çmimeve gjatë periudhës gjashtëmujore janë shënuar te mishi 4.0 për qind, qumështi, prodhimet e qumështit dhe vezët për 4.4, pemët 3.3, pijet joalkoolike 3.4, cigaret 8.6 për qind etj.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shtrenjtuar edhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që kanë të bëjnë me vendbanimin për 12.5 për qind, pastaj energjia elektrike, strehimi, gazi dhe lëndët tjera djegëse si grup për rreth 7.9 për qind, pastaj derivatet e naftës dhe benzinës 7.8 për qind.

Ngritja e çmimeve po vazhdon ta rëndojë jetën e qytetarëve në Kosovë edhe sipas kryetarit të organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Ai thotë se rreth 54 për qind e  konsumatorëve jetojnë në varfëri, ndërsa nga numri i tërësishëm i konsumatorëve, afër 18 për qind jetojnë në varfëri të skajshme.

“Të gjitha këto ngritje çmimesh bëhen me arsyetimin se në to ndikojnë bursat botërore dhe se në to ndikon ekonomia e tregut. E vërteta është ndryshe, në Kosovë nuk ka ekonomi tregu, për arsye se ekonomia e tregut konsiston në zbatimin e plotë të ligjeve, ndërsa në Kosovë ne kemi zbatueshmëri të ligjeve vetëm në shkallë prej 30 për qind”, thekson ai.

Gjatë vitit të kaluar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e inflacionit ishte 7.3 për qind.

Komente (2)

hata gashi12.08.2012/11:46

pse more nuk po i rritni rrogat po vetem shtrejtime,a humbjet e juve qe po i bani doni me i shfrytzu ne shpin te popullit ,a jeni te vetdijshem se na mytet me ngritje te qmimeve nga dy here ne dite,po jemi lodhur nga keto me,po nji pjes jeni pasuru e pejsa tjeter nuk ju intereson qe nuk kan,mendoni pak,turp atyre qe vetem per veten e vet mendojn

adriani12.08.2012/09:19

Fatkeqesisht shteti yne ska strategji afategjate per ekonomi ... Nuk ju pritet atyre me forcu prodhimin sepse i dojne paret menjehere ne kufi nga tregetija derisa prodhimi vendor sjell perfitime mas disa viteve mirpo perfitime te qendrueshme !
Shembull tash qka pashe qe ne emer te ekologjise i kan fut akcize thaseve mbeturinave dhe i kan shtrejtu prej 1.5 ne 5 tuba ...paramendoni mjeti i cili e pastron berllogun o shtrejtu ne emer te mos pastrimit te berllogut !?!? Lum nona per juve !

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell