• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Banesat në pronësi shoqërore shiten me çmime simbolike

Publikuar: 06.08.2012 - 09:21

Prishtinë, 6gusht– Me mijëra banesa në pronësi shoqërore, për të cilat ekziston e drejta banesore, duhet të shiten deri në janarin e vitit 2014, ashtu siç parashihet në Ligjin për Shitjen e Banesave.

Banesat që janë në pronësi shoqërore do të shiten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kurse banesat në pronësi të institucioneve të tjera publike do të shiten nga të njëjtat, siç janë Policia, komunat, KEK-u apo Aeroporti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mrika Tahiri, zëvendësdrejtoreshë e AKP-së, ka thënë se fillimi i shitjes së këtyre banesave është një proces shumë i rëndësishëm, pasi nis rregullimi i çështjeve të pronësisë për personat me të drejtë banesore që nga paslufta.

Sipas ligjit në fuqi mjetet që do të vijnë nga shitja e banesave në pronësi shoqërore do të derdhen në xhirollogarinë e ndërmarrjes shoqërore sipas Ligjit për privatizim të AKP-së, kurse ato në pronësi publike derdhen në Buxhetin e Kosovës. E çmimi i këtyre banesave është simbolik dhe kalkulohet në bazë të një formule që është dhënë në Ligjin për Shitjen e Banesave, për të cilat ekziston e drejta banesore e që ka hyrë në fuqi në janar 2012: 1. Çmimi bazë për përllogaritjen e çmimit të shitjes për banesa është njëqind (100) euro për m2. Mirëpo, për përcaktimin e çmimit të shitjes bëhet kalkulimi i koeficientit të lirimit në bazë të vjetërsisë së banesës.

Me këtë ligj rregullohen kushtet dhe mënyra e shitjes së banesave në pronësi shoqërore dhe publike, për të cilat ekziston e drejta banesore apo e drejta e shfrytëzimit me qira për kohë të pacaktuar, së bashku me pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës, si dhe mënyra e përcaktimit të çmimit shitës të banesës dhe shuarja e së drejtës banesore.

 “Agjencia Kosovare e Privatizimit, bazuar në nenin 7, paragrafi 2.2, të Ligjit për Shitjen e Banesave, për të cilat ekziston e drejta banesore nr. 04/L-061, ka mandat për shitjen e banesave në pronësi shoqërore, që llogaritet të jenë me mijëra banesa në pronësi shoqërore. Pra, banesat të cilat janë dhënë në shfrytëzim nga ndërmarrjet shoqërore”, ka thënë Ylli Kaloshi, zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Më 27 shkurt të vitit 2012, Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka miratuar vendimin për themelimin e komisionit për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore. Ndërsa më 13 prill 2012, AKP-ja ka publikuar njoftimin publik për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Ky njoftim është publikuar në të gjitha gazetat ditore në Kosovë, si dhe në Serbi dhe në Mal të Zi.

Deri më tani AKP-ja, sipas tij, ka pranuar gjithsej 289 kërkesa për blerjen e banesave. Këto kërkesa janë pranuar nga data e publikimit të njoftimit (23 prill 2012) e deri më 2 gusht 2012 (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (14)

hasan murati 30.09.2012/22:05

ma mire eshte me rregullua keto probleme pa pages por vetem me dokumente origjinale te dhensve te banesave. sepse kjo kategori nuk ka para per blerjen e tyre.ne kohen e shkive kan qen shumm lire e tani jan shtrejt dhe njerzit skan para per blerje.

puki07.08.2012/18:31

qmimi 100 euro don me than se dikush ktu ka mu ba miljarder me kto banesa se kto ni njeri osht qe i blen krejt po kur ti qet ne shitje se dim sa kan me pas qmimin se po kryesofja korrupsijoni po perparon e mjer aro famile qe jan tu banu ne ato banesa se shpejt kan me met pa streh mi kok.

gimi07.08.2012/02:07

a ka lirim per veteranet e luftes ?

AgroniUSA@hotmail.com06.08.2012/22:22

Abedin,
provoje a po mundesh me ble ti nje banese te tille me 100 euro m2... Kto shiten vetem "pushtetarve edhe miqve" o shoku jem, nuk e di qysh nuk jemi tu e verejt qe regjimi Kosovar, eshte 100 i njejte si regjimet arabe qe deshtuan nje nga nje.

FADILI06.08.2012/18:57

ASkund ne bote nuk garantohet e drejta e pronesise nese egziston e drejta banesore. Le te banojne ne te duke paguar qira sipas tregut te lire, pasi qe shume po proklemohet. Perndryshe, le te shiten me cmim te tregut, si te gjitha asetet tjera te ish kompanive shoqerore. Procedurat tjera ne radhe dihen. Edhe ky Ligj po verehet se eshte bere per grup te caktuar shoqeror. Cdo aludim ne persona te caktuar, eshte i QELLIMSHEM.

SHPATI06.08.2012/18:26

Eshte mire qe ma ne fund te privatizohen edhe banesat se ketij vendi i nevojiten fonde.
Edhe une jam nje nga shume te tillet qe kam banes ne bashkepronesi me nje ndrermarrje e cila tani fatkeqesishte nuk funksionon por eshte uzurpu nga nje firm tjeter . Banes qe ekam sot kam mujte me pase dashte me privatixu ne kohen e shkijeve per 150 marka gjermane dhe me pase punu ne ate ndermarrje me siguri do te isha edhe tani ne pune por fatkeqesishte jam i papune se uzurpatoret e rinj u sollen me ne ish puntoret edhe ma keq se pushtuesit e na lane edhe sot e kesaj dite pa pune dhe pa te ardhura. Tani sipas kesaj llogaritje per pjesen e banese qe kam mujte me privatizu me 150 marka tani me duhen hiq ma pake se 4200 euro plus i papune. O zot o zot deri kur keshtu. zoti ne ndihem.

shaipi06.08.2012/18:02

sa here bre shiten keto banesa, njehere i shiten shkiet, tash shqiptart, eu bre faqja e zez, kush po qohet pi kcen ketij populli te mjere kurrsju vuajtjet e mjerimet.

ideatori06.08.2012/16:51

me pas ku me flejt tek koka ma me randsi se me pas me hanger. Kta edhe po kan me hanger per veti edhe banesat pa pare. Derisa puntort ne sokak pa buk edhe pa banesa. Seee kushtetuta atyre ua lejon me qel fabrika, seee ne kohen e komunizmit skan pas te drejta.

emrullahi06.08.2012/16:47

puntort nga vendet e punes i kan qit ne sokak, derisa banesat ne te cilan gjinden vet po i blejn per veti edhe sa po dojn. Ksi shkeljesh te te drejtave te njeriut dhe te puntorit nuk ka ba as Sllobodan Millosheviqi.

xhevdeti06.08.2012/15:19

Edhe cka ju ka mbetur pa shitur ne Kosove oj Qeveria e Hashim Thaqit,kete cka nuk mundi ta beje Serbija e beri Qeverija e Kamishave.

b.r.06.08.2012/15:13

abedin, kerkesa e cakton qmimin!

abedini06.08.2012/13:38

ndoshta kfjellen disa qe po paguajne deri ne 2000 euro per m2 per banesa te vjetra kur po dihet se qmimi real i banesa nuk qenka me i larte se 100 euro per m2

dini06.08.2012/12:30

Qetu koka korrupsioni i fsheht , mjer ky popull qka po hjek.

jeta06.08.2012/11:29

po i vjen era korrupcion edhe ktu

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell