Eurostati rendit Shqipërinë të parën në rajon për autostradat

Artikujt tjerė
- Eurostati rendit Shqipërinë të parën në rajon për autostradat
- PTK mbyll gjysmën e vitit me 24 milionë euro fitim
- Kompani ndërkombëtare, në garë për ringjalljen e A2-shit
- Menaxhmenti i Trepçës në veri nuk i bindet AKP-së
- Maqedonia i kundërvihet taksës së çimentos
- Autostrada Prishtinë-Shkup nis më 2013?
- Mbi 5 700 euro shitje në Panairin Manaferra 2012
- Mandati i Bordit të AKP-së mban peng procese milionëshe
- Ngadalësohet rritja e ekonomisë amerikane
- Prizreni me qendër të re grumbulluese të perimeve
Bruksel, 31 korrik - Shqipëria rezulton të jetë kampione në mesin e shteteve të rajonit në ndërtimin e autostradave. Sipas të dhënave të Eurostatit, të përmbledhura nga agjencia turke e lajmeve "Anadolia", vetëm në tre vitet e fundit shteti shqiptar ka ndërtuar 300 kilometra autostradë. Kjo e dhënë është dyfishi i kilometrave të ndërtuara në Maqedoni, që nga pavarësimi i saj. Vetëm 150 kilometra në 20 vitet e fundit. Eurostat bën të ditur se Serbia ka ndërtuar 114 kilometra në 7 vitet e fundit, ndërsa Mali i Zi nuk ka arritur të ndërtojë as edhe një kilometër. Edhe Bosnja e Hercegovina rezulton të ketë ndërtuar shumë pak autostradë dhe kjo është vetëm 71 kilometra në 12 vjetët e fundit. Në Shqipëri janë asfaltuar që nga viti 2005 e deri tani rreth 9 mijë kilometra rrugë, autostrada, superstrada, rrugë dytësore dhe rrugë tretësore.
Mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, gjatë 6 vjetëve të fundit në Shqipëri ka ndërtuar 9103 km, ku nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë investuar 26.7 miliardë lekë për 1090 km rrugë dytësore, përmes grantit konkurrues dhe Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve 28 miliardë lekë për 5957 km dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve 2056 km rrugë. Bashkuar të tre programet, rrugët e ndërtuara nga DPRR, rrugët e ndërtuara nga FSHZH dhe rrugët e ndërtuara përmes Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, janë plot 9103 km rrugë që qeveria Berisha ka bërë në intervalin kohor 2005-2012. Janë 276 miliardë lekë të reja të investuara në sektorin e infrastrukturës rrugore kombëtare. Janë 2.2 miliardë euro të tjera në progres. Pra, totali i tyre del mbi 4.2 miliardë euro që janë investuar ose po vazhdohen të investohen në sistemin rrugor. Janë 302 km autostradë, rrugë me katër korsi të kategorisë A; janë 1410 km rrugë nacionale të kategorisë B, pra, me tre apo dy korsi kalimi; janë 108 km rrugë nacionale të kategorisë C; janë 236 rrugë brenda territorit të qyteteve të ndryshme të vendit. Në totalin e tyre të gjitha këto kategori janë 2056 km rrugë ose 70% e rrjetit rrugor kombëtar të vendit. Nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë investuar në rrugë 26 miliardë lekë të reja për 1090 km të përfshira në 265 projekte. DPRR dhe FSHZH, përmes fondeve të dhëna nga qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe më pas, nëpërmjet Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, janë financuar sipas qarqeve 5957 km, ku përfshihen 1074 projekte.















MERGIMI31.07.2012/09:59
bravo bravo berÄsha