• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

PTK mbyll gjysmën e vitit me 24 milionë euro fitim

Publikuar: 30.07.2012 - 14:31

Prishtinë, 30 korrik - Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka rritur performancën financiare në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën të ditur kjo kopani përmes një njoftimi për medie. Në saje të afarizmit të suksesshëm në tërë sistemin e saj operativ, PTK ka rritur neto fitimin për 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar, apo 4 për qind mbi biznesplanin e vitit 2012, ose thënë në shifra fitimi i pastër i PTK-së për këtë gjashtë mujor është 24 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat aktuale financiare dhe ritmin konstant të këtij afarizmi pozitiv në vazhdimësi, viti 2012 mund të përmbyllet më fitime shumë më të mëdha sesa viti që lamë pas. 

Rezultate edhe më të mira financiare pritet të ketë gjatë këtij sezoni veror me përfundimin e ofertave më të reja të lansuara nga ana e PTK-së, ku është vërejtur një gjenerim në rritje i gjithë rrjetit operativ të VALA-s dhe Telekomit (TiK-ut).

Oferta e fundit e VALA-s që ka të bëjë me uljen e çmimit të numrit nga 5 në 3 euro me 2 euro kredi, ka pasur impakt të menjëhershëm financiar, bazuar edhe në të dhënat faktike të VALA-s që rezulton se brenda vetëm dy javëve të fundit janë shitur rreth 40 mijë numra të rinj, që tregon përveç të tjerash, se numri i përgjithshëm i konsumatorëve të regjistruar nga VALA-a ka arritur saktësisht në 1.320.501 milionë konsumatorë.

Gjithashtu, edhe TiK me ofertat më të fundit ka shënuar një rritje kontinuele me ofertat e SIP Phone, TiKon, TiKtv,TiKtel dhe më e fundit oferta Turbo që është shumë e kërkuar nga konsumatorët.

PTK duke e përmbushur parashikimin e objektivave financiar, në një anë, por edhe duke lansuar produkte shumë atraktive dhe të pranueshme për konsumatorët, nga ana tjetër – dëshmon se në rritjen e fitimit në masë të madhe ka ndikuar, sidomos, shtimi i numrit të konsumatorëve, shfrytëzimi më i madh i roamingut, zvogëlimi i kostos së thirrjeve ndërkombëtare dhe masat e ndërmarra nga menaxhmenti ekzekutiv për zvogëlimin e shpenzimeve.



 

Komente (1)

omnious30.07.2012/16:39

PTK sjell 48 milion euro fitim ne vit, kta dojne mi shit per 300 mln euro.
Si ta shesesh shtepine per cmimin e qerase se 6 muajve.
Kulmi i hajnise osht ky. Shpresoj te mos shitet ky aset me kaq vlere per Kosoven!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu