• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mandati i Bordit të AKP-së mban peng procese milionëshe

Publikuar: 28.07.2012 - 09:17

Prishtinë, 28 korrik – Fituesit e përkohshëm të tenderëve për dy ndërmarrje që janë privatizuar gjatë javës së kaluar, asaj për prodhimin e baterive industriale “FBI Trepça” në Pejë dhe “Hotelit Onix Banja e Pejës - Ilixhe Shëndetësore”, do të duhet të presin deri në emërimin e bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për t’u shpallur blerës legjitimë. Që të dy investitorët do të mbesin fitues të përkohshëm të tenderit për së paku dy muaj. Në ditën kur është bërë shpallja e fituesve për këto dy ndërmarrje, ka qenë edhe mbledhja e fundit e Bordit aktual të AKP-së. Anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit u ka përfunduar mandati të dielën e kaluar, më 22 korrik, ndërsa ende nuk dihet se kur do të bëhet emërimi i bordit të ri. Po ashtu, në mungesë të bordit do të mbesin të patransferuara në buxhetin e Kosovës edhe miliona euro, të cilat AKP-ja planifikon t’i deponojë në Thesar nga procesi i likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuara. Bordi i ri që do të zgjidhet do të ketë shumë punë për të bërë. Ndër to janë ritenderimi i hotelit “Grand” dhe çështja e ndërmarrjes “Trepça”. Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell