• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Financimi i dy autostradave njëkohësisht rrezikon me bankrotim të shtetit

Publikuar: 15.07.2012 - 09:09

Prishtinë, 15 korrik - Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar financimin e njëkohshëm të ndërtimit të dy autostradave, asaj Morinë-Merdar dhe autostradës së re Prishtinë-Han i Elezit përkundër vështirësive financiare që mund të rëndojnë buxhetin e shtetit. Zyrtarët e lartë të kabinetit shprehen këmbëngulës që në vitin 2013 të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Han i Elezit, e njëkohësisht të vazhdojë ndërtimin e seksioneve të radhës të autostradës Morinë-Merdar. Por, këmbëngulësia e Qeveria bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku thuhet se fillimisht duhet të plotësohen një varg kriteresh, pastaj të vendoset për financimin e autostradave nga buxheti. Po ashtu, gjatë negociatave, FMN-ja i pati bërë me dije Qeverisë që nuk bën të financojë dy autostrada njëkohësisht, meqë në këtë mënyrë shteti bankroton financiarisht pas futjes në obligime kontraktuale. Opsioni për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e “Rrugës 7” në pjesën ku ajo takohet me magjistralen Prishtinë-Pejë është mohuar nga ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota. Po sipas planit të Qeverisë, që në fillimin e vitit 2013 do të nisë ndërtimi i “Rrugës 6”, Prishtinë-Han i Elezit.

Sipas tij, Qeveria ka pëlqimin e FMN-së për këto dy projekte.

Lideri i opozitës në vend, Isa Mustafa, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ka bërë me dije se Kosova nuk është e gatshme financiarisht të përballojë ndërtimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit. Ai ka thënë se është shpenzuar shumë për autostradën e kombit të cilin e ka cilësuar si projekt shumë të shtrenjtë.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, ka ngritur dyshime për bankrotim të shtetit në rast të këmbëngulësisë së Qeverisë për financimin e “Rrugës 6”.



(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (3)

Arsim16.07.2012/01:09

Bankrot jemi, pse mos ju ka than sali berisha qe e kemi ekonomin ma te madhe ne bote pas kines ? Hahahaha

peja15.07.2012/22:58

nuk kan qysh me pare ndrysh veq ne qet metod mi ju mar rushfet firmave ka 20 sa bohet kontrata i vjedhin miljonat me ni orojekt pse mos me ja nis edhe pjesen tjeter

OBERHAUSEN FERIZAJ15.07.2012/11:59

HAJT SE BAHET MIRE SE JEMI MSU ME YMYT E NE FUND JESMI KERKUN SI GJITHE YMYT ME MAJT KU SKA YYMT SKA MA KEEQ

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell