• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

MTI: Gërxhaliu shpif dhe akuzon pa argumente Mimoza Kusarin-Lilën

Publikuar: 11.07.2012 - 16:56

Prishtinë, 11 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me kundërkomunikatë ka reaguar ndaj komunikatës së lëshuar sot nga LDK për, siç thuhet “ kinse presionin që MTI po i bënë Odës Ekonomike të Kosovës”.

Në reagimin e MTI-së thuhet:

Që nga ardhja e ministres Mimoza Kusari – Lila në udhëheqjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, një nga objektivat kyçe ka qenë dhe mbetet ngritja e dialogut publiko-privat. Ministrja Kusari – Lila duke e konsideruar OEK si zë i fuqishëm për komunitetin e biznesit ka insistuar që OEK të jetë pjesë e proceseve dhe organizimeve të ndërmarra nga MTI.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit, OEK është një nga organizatat e përfaqësuara nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila. Vlen të theksohet se nga tre takimet e mbajtura deri tani, kreu i OEK nuk është paraqitur asnjëherë, ndërsa në takimin e dytë të KKZHE-së, përkundër faktit që ai ishte i informuar pothuajse një muaj më parë për datën e takimit, caktoj në të njëjtën kohë mbajtjen e panairit “Natyra 2012”. Duke qenë se ky këshill ku marrin pjesë 11 ministri dhe 3 asociacione të biznesit ka rëndësi tejet të madhe, për ministrat ishte e pamundur të lëshojnë këtë takim dhe të marrin pjesë në hapjen e këtij panairi. Sidoqoftë menjëherë pas takimit, zv.kryeministrja Mimoza Kusari – Lila bashkë me ministrin Blerand Stavileci vizituan panairin për 2 orë.

Një ditë më vonë, kreu i OEK deklaroi se “ndoshta duhet t’i paguaj zyrtarët e qeverisë për të marrë pjesë në panaire”. Për hir të informimit të publikut, MTI njofton se përmes Agjencisë për Promovim të Investimeve (APIK) ka dhënë 7 mijë euro për këtë panair.

Gjithashtu, APIK që vepron në kuadër të MTI-së, ka qenë gjithmonë afër OEK, për ta ndihmuar me informata dhe ndihmë financiare për pjesëmarrje në organizime jashtë vendit siç ka qenë takimi i CEFTA-s në nëntor të 2011 në Paris ku OEK mori pjesë për herë të parë dhe konferenca në Hungari ne qershor të vitit 2012. Duhet përmendur edhe ndihmën e dhënë nga MTI në organizimin e eventeve të OEK siç ka qenë rasti i delegacionit nga Mali i Zi ku ju është paguar salla e konferencës dhe dreka e delegacionit. Vlen të përmendet edhe organizimi i konferencës për promovim të investimeve në Paris, në të cilën OEK kishin konfirmuar pjesëmarrjen dhe në momentin e fundit e kishin anuluar atë, duke shkaktuar humbjen e mjeteve për rezervim të hotelit dhe blerjen e biletës së aeroplanit. Pra, kjo nuk është ndihmë simbolike, por përkrahje e fuqishme financiare si dhe profesionale nga ana e MTI-së.

Lidhur me vendimin për masat e përkohshme mbrojtëse në importe, ministrja Kusari – Lila është akuzuar nga kreu i OEK Safet Gërxhaiu. Megjithëatë, OEK ka konfirmuar se deklarata e Gërxhaliut lëshuar ditë më parë nuk ka të bëjë me qëndrimin e OEK dhe se sipas tyre ky vendim është i bazuar në ligj.

Kritikat e kreut të OEK drejtuar ministres Mimoza Kusari – Lila kanë qenë shpifje dhe akuza mjaftë të rënda të pa argumentuara. Publikisht, Safet Gërxhaliu, deklaroi se “në vendimin e MTI-së shihet qartë se ka afera enorme korruptive, afera enorme të krimit të organizuar dhe kontrabandës e përfitime personale nga njerëz të caktuar”.  Ju kujtojmë se vendimi për masat e përkohshme mbrojtëse është marrë tërësisht i bazuar në Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe, derisa  Gërxhaliu akuzon këtë vendim pa e shikuar fare ligjin, apo pa kërkuar asnjë informatë nga MTI. Për një person që përfaqëson interesin e bizneseve dhe që aq shumë ka përmend prodhuesit vendor kjo akuzë është e rrezikshme për shoqërinë tonë.

MTI është e përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me OEK, por MTI ka reaguar ndaj deklaratave të pabaza të kreut të kësaj organizate të cilat janë shpifje dhe akuza personale drejtuar ministres Mimoza Kusari – Lila.

Komunikata e grupit të ekspertëve të LDK-së vetëm vazhdon praktikat spekulative të Z. Gërxhaliu duke mos u bazuar në fakte por duke sulmuar personalitetin e Ministres Kusari-Lila. Vlen të theksohet se Mimoza Kusari – Lila gjatë kohës që ishte Kryetare e Odës Amerikanë të Kosovës, ishte në shërbim të bizneseve dhe jo në shërbim të asnjë qeverie, sado që kjo praktikë është e panjohur për “ekspertët” e LDK-së. Për më tepër reagimi i “ekspertëve” tregon se ky grup i bazon deklaratat e tyre në thashetheme dhe kundërshtime të pabaza e jo në informata të konfirmuara.

Një praktikë e tillë e “ekspertëve” të LDK-së dhe e Gërxhaliut, më së paku do ti kontribuoje ngritjes dhe përmirësimit të dialogut publiko-privat.

Komente (1)

Kadriu11.07.2012/21:48

Nese LDK edhe kete here nuk tregohet e forte ne qendrimet e duhura pro biznesore ateher mos te luaj skeqe se na trdhtoi edhe kete here dikush apo diqka ngjajshem sepse edhe ashtu po del se LDK ka ra ne nje heshtje te paimagjinueshme.

1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell