• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kapitali human, parakusht fundamental për realizimin e progresit ekonomik

Publikuar: 11.07.2012 - 15:37

Prishtinë, 11 korrik - Ekonomia e një vendi varet nga shkatheshit e punëtoreve te tij, mirëpo këto nuk fitohen vet. Shkathtësitë dhe kompetencat e punëtoreve varen nga sistemi arsimor i një vendi. Mendoj dhe besoj se edhe Kosova si një vend i ri nuk mund te largohet nga ky konstatim, ka thënë sot kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ne hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Arsimi dhe aftësimi profesional promotor i zhvillimit ekonomik” organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

“ OEK qe prej vitesh është aktive ne fushën e arsimit dhe aftësimit gjithnjë duke bashkëpunuar me MASHT-in  si ministri përgjegjëse për fushën e arsimit si dhe Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale për çka publikisht i falënderoj. Kemi konstatuar se kjo nuk është e mjaftueshme dhe i kemi dhëne obligim vetes qe te rrisim rolin e OEK-ut ne fushën e arsimit dhe trajnimit”, ka thënë kryetari i Odës.

Ai ka theksuar se ne fund te vitit 2011 Këshilli Drejtues ka aprovuar strategjinë e OEK mbi rolin e saj ne fushën e arsimit dhe aftësimit profesional dhe me fillim te vitit 2012 ne kuadër te OEK-ut është themeluar departamenti për aftësim dhe arsim profesional.

“ Mirëpo ne nuk mund ta luajmë rolin si duhet nëse ne ketë mes nuk jemi bashke me bizneset”, tha Gërxhaliu.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj  vlerësoi se kapitali human është parakusht fundamental për realizimin e progresit dhe prosperitetit ekonomik të një vendi.

“ Një segment i rëndësishëm që kontribuon në arritjen e këtij vizioni afatgjatë është edukimi, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë stimulon investimet dhe ndërmarrësin në vend, inovacionin dhe hulumtimin e zhvillimin e produkteve apo shërbimeve të reja. Analizuar këtë çështje nga ngjarjet e suksesshme në vendet të cilat kanë produktivitetin ekonomik më të lartë, me kompetencë të plotë mund të konkludojmë që konkurrentshmëria ekonomike e një vendi varet nga aftësitë e fuqisë punëtore të angazhuar në krijimin e këtij produktiviteti”, tha ministri Beqaj.

Konform këtij qëndrimi, aftësitë dhe kompetencat e fuqisë punëtore janë gjenerator kryesor i krijimit të mirëqenies dhe vendeve të reja të punës në secilin vend. Bazuar në statistikat të cilat i kemi në dispozicion, shteti jonë vlerësohet se ka potencial të lartë të burimeve njerëzore, prandaj edukimi, zhvillimi dhe aftësimi i tyre do të garantojë realizimin e politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tha ministri Beqaj.

“ Gjithashtu, komponentë shumë e rëndësishme në zhvillimin e resurseve humane në Kosovë janë investimet e përbashkëta me donatorët për zhvillimin e arsimit profesional, si instrument mjaft efikas në edukimin e fuqisë punëtore sidomos për sektorin prodhues dhe atë të shërbimeve”, ka thënë kreu i MZHE-së.

Nehat  Mustafa, zëvendës ministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka theksuar se kjo konferencë ka rëndësi të veçantë për Ministrin dhe se është njëri ndër prioritetet e reformës së arsimit.

“ Për Ministrinë e Arsimit, arsimi është ekonomi por ne te njëjtën kohe edhe vet ekonomia është arsim dhe përderisa ne nuk i shohim këto dy çështje si shume te lidhura atëherë është e logjikshme qe edhe sukseset do te mungojnë. Fatmirësisht sot kemi një ndryshim te qasjes ndaj arsimit profesional ne veçanti. Ndoshta ky ndryshim ka ardhur edhe si rezultat i ndërtimit i dy qendrave te kompetencës qe i kemi ne Skenderaj dhe Malishevë”.

Otto Kentzler, kryetar i Konfederatës Gjermane për Vepra Artizanale dhe biznese te vogla, duke përcjell eksperiencat nga Gjermania ka theksuar rëndësinë që arsimi dhe aftësimi profesional ka ne vendin e tij.

Duke përkrahur orientimet programore të këtij programi në Kosovë, ai ka vlerësuar përcaktimin e komisionit ministror por u angazhua që në këto aktivitete edhe të punëmarrësve dhe që kjo të reflektoj nevojat dhe lëvizjet në tregun e punës me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai ka theksuar rëndësinë që në proceset e arsimit dhe aftësimit kanë nevojat për kuadro të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si bartëse të zhvillimit ekonomik.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell