FMN: Bien investimet në Shqipëri

Artikujt tjerė
- FMN: Bien investimet në Shqipëri
- LDK akuzon Qeverinë për shtim shpenzimesh dhe për mënyrën e privatizimit
- Në mot fillon regjistrimi bujqësor
- Deutsche Telekom e do Telekomin e Kosovës për 200 milionë
- Volkswagen e fut Porschen të tërin në duar
- Rënie në tregjet evropiane
- Intensifikohet korrja e grurit, rendimentet mesatare
- VV hedh erë të keqe, Çalik&Limak premton 500 milionë euro investime
- Eksploatuesit e rërës me protesta kërkojnë tu lejohet puna
- Ulje rekorde e normës së interesit për euron
Tiranë, 7 korrik - Ritmi i lartë i investimeve ka qenë gjatë dekadës së fundit një nga faktorët kyç që ka përcaktuar rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë.
Të dhënat zyrtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se nga viti 2000 deri në 2009, investimet totale në ekonominë shqiptare, ku përfshihen investimet e qeverisë dhe ato të privatëve kanë qenë mesatarisht 28.7 për qind e Prodhimit Kombëtar Bruto. Shifra arriti rekordin në vitin 2008, ku të nxitura edhe nga shpenzimet e larta të qeverisë për rrugën Durrës-Kukës, investimet totale në ekonomi kërcyen në 32.5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, raporton Top Channel.
Por menjëherë pas atij viti, sapo ekonomia mori goditjen e para nga kriza, ritmi i investimeve filloi të bjerë. Në 2011-ën shifra ra në 25 për qind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa për këtë vit sipas vlerësimeve më të fundit të FMN, investimet do të bien për herë të parë në dhjetë vitet e fundit poshtë nivelit 25 për qind. Rënia ka shqetësuar edhe Bankën e Shqipërisë, e cila paralajmëroi se pasojat në ekonomi mund të jenë afatgjata.
Ngurrimi i biznesit për të investuar po cenon perspektivën afatmesme të rritjes ekonomike. Rënia e investimeve ka prekur të dy sektorët, si atë publik ashtu edhe sektorin privat. Qeveria po detyrohet t'i ulë investimet e saj nga viti në vit për shkak të rritjes së borxhit publik dhe rënies së të ardhurave në buxhet. Ndërsa biznesi, përveçse po vuan mungesën e likuiditetit, ngurron të investojë edhe për shkak të rënies së konsumit nga qytetarët.
















elez riza07.07.2012/22:09
po po, vetem ne rrug atje investohet sikurse edhe ne Kosov.