Në mot fillon regjistrimi bujqësor

Artikujt tjerė
- Në mot fillon regjistrimi bujqësor
- Deutsche Telekom e do Telekomin e Kosovës për 200 milionë
- Volkswagen e fut Porschen të tërin në duar
- Rënie në tregjet evropiane
- Intensifikohet korrja e grurit, rendimentet mesatare
- VV hedh erë të keqe, Çalik&Limak premton 500 milionë euro investime
- Eksploatuesit e rërës me protesta kërkojnë tu lejohet puna
- Ulje rekorde e normës së interesit për euron
- KAMILA e Prizrenit promovon Kosovën në 16 shtete
- Shpërthim i inflacionit në Rusi
Prishtinë, 7 korrik - Me regjistrimin bujqësor, që do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm, institucionet kosovare do ti kenë në dispozicion të dhënat e sakta bujqësore dhe kadastrale, përmes të cilave do ti krijojnë më lehtë politikat bujqësore. Të dhënat statistikore që do të dalin nga ky regjistrim, e që nuk është bërë që nga viti 1960, do të jenë në përputhje edhe me normat dhe standardet ndërkombëtare.Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me Entin e Statistikave, tashmë i ka filluar punët përgatitore për regjistrimin bujqësor dhe rezultatet e pritura nga implementimi i këtij projekti janë hartimi dhe botimi i një serie të plotë të të dhënave të sakta për sektorin e bujqësisë. Implementimi i këtij projekti, i cili do të kushtojë rreth 4.7 milionë euro, do të financohet prej pjesës së mjeteve të mbetura në vlerë prej rreth 2.3 milionë euro nga regjistrimi i tanishëm i popullsisë dhe prej donatorëve të sektorit të bujqësisë dhe buxhetit shtesë të Qeverisë.Nevojën për krijimin e të dhënave të sakta rreth ekonomive familjare kohë më parë e ka ngritur si çështje edhe Komisioni Evropian në Raportin e progresit. Objektivat kryesorë të këtij regjistrimi, që do të realizohet në bazë të metodës tradicionale derë më derë, janë grumbullimi i të dhënave të sakta bujqësore, që do ti mundësojnë Qeverisë, fermerëve dhe palëve tjera për ti zhvilluar politikat zhvillimore për sektorin e bujqësisë, thuhet në një komunikatë të MBPZHR. Projektligji për regjistrimin e bujqësisë, i cili i ka hapur rrugë implementimit të këtij projekti, është miratuar në parim këtë javë në Kuvendin e Kosovës dhe përmes tij autorizohet Enti i Statistikave për të mbledhur të dhënat në terren. Rezultatet e përkohshme të regjistrimit duhet të bëhen të ditura deri më 28 shkurt 2014.














