• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Rriten shpenzimet, rritet deficiti

Publikuar: 19.06.2012 - 10:48

Prishtinë, 19 qershor - Raporti i përkohshëm mujor i shpenzimit të parasë publike, i publikuar nga Ministria e Financave, tregon për përformancë jo të mirë të shpenzimit të njëtrajtshëm të parasë publike në krahasim me të hyrat e gjithëmbarshme. Janë gjithsej 498 milionë euro të shpenzuara nga fillimi i këtij viti deri më 31 maj. Këto mjete përbëjnë 32 për qind të buxhetit të tërësishëm të paraparë për shpenzim brenda këtij viti, e që kap vlerën prej 1 miliard e 576 milionë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raporti i publikuar nga gjysma e këtij muaji nga Ministria e Financave nuk ka detaje të qarta të shpenzimeve. Ndërkohë i njëjti bën me dije se Qeveria edhe këtë vit nuk po e rrudh dorën në shpenzimet kapitale dhe shpenzimet e tjera në përgjithësi. Në krahasim me fundin e majit të vitit 2011, ekzekutivi ka shpenzuar 98 milionë euro më shumë këtë pesëmujor. Rritje e shpenzimeve vërehet te investimet kapitale, pagat dhe subvencionet e transferimet.

Për investimet në rrugë dhe ndërtime në përgjithësi, Qeveria qendrore dhe ato lokale shpenzuan 174 milionë euro që përbëjnë 27 për qind të shpenzimeve të realizuara deri në fundin e muajit maj. Kjo përbën një rritje prej 51 milionë eurove në krahasim me fundin e majit të vitit 2011. Të njëjtat shpenzime të kryera sivjet Qeveria planifikon t’i paraqesë të detajuara në raportin e rishikimit të buxhetit që ende nuk është bërë publik. Subvencionet dhe transferimet i kushtuan arkës shtetërore me 97 milionë euro për pesë muaj apo rreth 8 milionë euro më tepër sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. E për paga dhe mëditje, niveli i qeverisjes qendrore dhe lokale shpenzuan 20 milionë euro më tepër sesa deri në fundin e majit të vitit të kaluar. Këtë pesë mujor, nga buxheti i shtetit për pagat e punonjësve në sektorin publik u shpenzuan 135 milionë euro, ndërsa për po të njëjtin afat kohor gjatë vitit të kaluar ishin shpenzuar gjithsej 115 milionë euro. Edhe bilanci financiar i ruajtur në Bankën Qendrore ishte më i lartë vjet.

Në fundin e muajit maj bilanci i përgjithshëm i mbetur në raport ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve kap vlerën prej vetëm 7.3 milionë eurove. Ky bilanc, në majin e vitit 2011 ishte mbi 10 herë më i lartë, duke arritur në vlerën prej 79 milionë eurosh.

Vetëm gjatë muajit maj, ekzekutivi shpenzoi gjithsej 131.6 milionë euro, përderisa realizoi të hyra prej vetëm 115.3 milionëve. Bilanci negativ i shënuar brenda majit arriti vlerën prej 16 milionë eurove. Bazuar në raport, deficitin më të lartë financiar Qeveria e shënoi në muajin shkurt. Ishin gjithsej 66 milionë euro të shpenzuara më tepër sesa pranimet financiare të realizuara nga mbushësit e buxhetit vetëm brenda shkurtit të këtij viti. 

Përfshirë paratë e huas nga letrat me vlerë dhe këstin e parë të kredisë së aprovuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe një dividendë 15 milionëshe nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, Qeveria arriti të grumbullonte në arkë gjithsej 506 milionë euro deri më 31 maj. Për të njëjtën kohë, të hyrat e përgjithshme gjatë vitit të kaluar arritën vlerën prej rreth 480 milionë eurove.

Dogana grumbulloi për pesë muaj 281 milionë euro, apo vetëm 3 milionë euro më shumë sesa në pesë mujorin e parë të vitit 2011. E, Administrata Tatimore arriti të tregohet më e suksesshme për të njëjtën periudhë. Bazuar në raportin e përkohshëm të shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore, deri më 31 maj ATK-ja kontribuoi në buxhetin e shtetit me 118 milionë euro, apo 13 milionë euro më tepër sesa për periudhën e njëjtë të një viti më parë (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Komente (1)

hashimi19.06.2012/17:22

ooo ti kisha pas te shkretat

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell