• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vushtrria kremton ditën e çlirimit

Publikuar: 17.06.2012 - 15:22

Vushtrri, 17 qershor -  Me nderime në varrezat e dëshmorëve e me vënie kurorash, zyrtarët komunalë kanë shënuar 13 vjetorin e çlirimit të Vushtrrisë. Me një akademi solemne që është organizuar në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, kryetari i komunës Bajram Mulaku, përveç përshëndetjeve kujtoj këtë datë edhe si datë të triumfit e të shpresës, jo vetëm për qytetarët Vushtrrias por edhe për mbar kosovaret. “17 qershori i vitit 1999 hapi një etapë të re për popullin e Kosovës dhe të komunës sonë. Është kjo etapa e lirisë dhe krenarisë kombëtare, etapa e prosperitetit dhe integrimeve kombëtare e ndërkombëtare”, tha i pari i komunës Mulaku.

Ndërkaq, prezent në këtë akademi ka qenë edhe ish gjenerali i ushtrisë shqiptare Kudusi Lama, i cili deklaroj se ndjehej i lumtur me mundësinë e dhënë që t’iu drejtohet sot qytetarëve të vendlindjes së Hasan Prishtinës në përvjetorin e lirisë. “Do të dëshiroja në këtë moment të isha në çdo familje dëshmori, të kisha pranë çdo luftëtar të asaj ushtrie, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na dha lirinë, do të dëshiroja të përkëdhelë të gjitha lulet dhe drurët e tokave shqiptare, për të provuar freskinë e ajrit të maleve dhe fushave, duke shikuar fytyrat e fëmijëve të lumtur, pleqve të qetë, burrave e grave dinamike për të ndërtuar Kosovën e lirë, duke dhënë mesazhin se tokat shqiptare në të gjithë shtrirjen e tyre do të jenë të lira e shqiptarët do të jenë të fortë e të lumtur”, ka theksuar ai.

Në këtë manifestim, drejtuesit e pushtetit lokal ndanë dhjetëra plaketa e mirënjohje për qytetarët e merituar të së kaluarës dhe së tashmes.


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu