Conte beson në "Scudetto"

Artikujt tjerė
- Conte beson në "Scudetto"
- Ivanoviq nuk e ka ditur se nuk do të luaj në finale të CH.L.
- Miami pëson humbje të dyfishtë
- Behrami ka sakrifikuar shumë për Fiorentinën
- Schalke harron Huntelaarin, autobusi niset pa të
- Natën e mirë New Jersey, mirëmbrëma Brooklyn
- Chelsea shokon Barcelonën, e eliminon me dhjetë lojtarë
- Heynckess: Besoj tek kualifikimi
- Mourinho: Dua që Chelsea të kualifikohet
- Britania e Madhe dhe Zelanda e Re hapin Lojërat Olimpike
Londër, 25 prill - Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka paralajmëruar lojtarët e tij se duhet të qëndrojnë të fokusuar nëse dëshirojnë ta kompletojnë ëndrrën e tyre dhe të fitojnë titullin e kampionit në Serie A, shkruan të martën "Tuttosport". Juventusi aktualisht i prin tabelës me 72 pikë të mbledhura, tri më shumë se skuadra e Milanit që zë pozitën e dytë. Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe pesë ndeshje të pazhvilluara. "Gazetat qysh tash kanë nisur t'ia urojnë Juventusit titullin e kampionit. Nëse lojtarët kaplohen nga kjo ndjenjë, atëherë mund të gabojmë dhe të mos fitojmë titullin që është një gjë e mundur nëse qëndrojmë të përqendruar dhe me këmbë në tokë", tha Conte.










