Mancini pranë shkarkimit, Balotelli largohet nga City?

Artikujt tjerė
- Mancini pranë shkarkimit, Balotelli largohet nga City?
- Ibra: Tani e kuptoj pse Mourinho po ankohet
- Reali me ofertë për Agueron
- APOEL-i në kërkim të mrekullisë që s'besohet nga askush
- Mourinho do të kthehet një ditë tek Interi
- Klubi nga kufiri "dridh" ligën e Izraelit
- Me De Gean në formë, mbrojtja e titullit e sigurt
- Barcelona heq qafe Milanin
- Kuriozitete për duelin italo-spanjoll
- Kuipers: Pres ndërhyrje të ashpra
Manchester, 4 prill Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini në fund të këtij sezoni mund të shkarkohet nga posti i shefit të shtabit teknik të Citizens në qoftë se ajo nuk arrin të sigurojë titullin, raporton DPA.
Mancini ka kontratë edhe për një vit në Manchester, por shkrimet e medieve të ishullit thonë se bashkëpunimi me ish- trajnerin e Interit do të mund të ndërpritet para kohe nëse "Citizens", pas 40 vitesh pritjeje, nuk do të mund të fitojnë titullin e Premier Leagues.
Zyrtarët e Manchester Cityt janë të pakënaqur kryesisht për shkak të mbetjes pesë pikë prapa rivalit kryesor Manchester Unitedit, megjithëse qytetarët këtë sezon kanë shpenzuar para të majme për përforcime.
Ndërsa trajneri Mancini është ende në një situatë të pasigurt, bashkëpatrioti i tij Mario Balotelli me siguri se do të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere, kryesisht për shkak të marrëdhënieve jo të mira me shokët e tij.
Nëse Mancini largohet nga klubi, si një zgjidhje e re për stolin e "Citizens" përmendet emri i trajnerit aktual të Real Madridit, Jose Mourinho.





