Bayern ia doli më lehtë se sa mendonte me Arsenalin

Artikujt tjerė
- Bayern ia doli më lehtë se sa mendonte me Arsenalin
- Siena me potencial për të mbetur pjesë e elitës
- Suspendohen për jetë dy ish-zyrtar lartë të futbollit kinez
- Argjentinë: Newells Old Boys Lanus 0:3
- Ndërron jetë Jerry Buss, pronari i klubit Los Angeles Lakers
- Manchester United, në çerekfinale të FA Cup
- Formula 1: Williamsi e prezantoi bolidin e ri FW 35
- Vettel kërcnon që në provat e para
- Allegri: Milani ka shanse të kualifikohet
- Bayerni nuk e dëshiron humbjen ndaj Arsenalit
Londër, 19 shkurt Bayern Muenchen sonte ka treguari se është një ndër pretendentët serioz për trofeun e Ligës së Kampionëve të Europës.Bayern është treguar kundërshtar i pamëshirshëm për Arsenalin që nuk po arrin ta gjejë veten në disa ndeshje të fundit. në Emirates me rezultat 3-1.
Gjiganti gjerman si mysafir e mundi Arsenalin në Londër, ne Emirates, me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve. Madje, këtë fitore e ka shënuar më lehtë se sa që kishte menduar.
Që në fillim të lojës bavarezët praktikisht e vendosën fatin e ndeshjes së sotme.
Me golat e shënuar nga Kroos, në minutën e 7 dhe të T. Muller në minutën 21, gjermanët krijuan epërsi solide për të luajtur në vazhdim më qetë dhe për tu mbrojtur më lirshëm nga Arsenali, që assesi nuk po i shkon.
Në minutën 10 të pjesës së dytë, megjithatë, Arsenal u kthye në lojë. Ekipi londinez në minutën 55 ka shënuar gol nëpërmjet gjermanit me origjinë polake, Podolski. Mirëpo, siç u pa më pastaj, kjo ishte e gjitha që mundi të bëjë Arsenali. Sepse në minutën 77, sërish Bayern krijon diferencën 1:3, praktikisht të paarritshme nëpërmjet të kroatit Manxhukiq, i cili po dëshmohet edhe në ndeshjet ndërkombëtare për ekipin bavarez, pasi që në kampionatin gjerman ai tashmë është bërë i njohur si golashënues.
Me këtë fitore me kaq diferencë, bavarezët praktikisht kanë siguruar kalimin më tutje, përkundër faktit se në futboll mund të përmbyset gjithçka. Ata do ta presin ndeshjen e kthimit fare të qetë.
Në ndeshjen tjetër të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve, Porto e Portugalisë ka ngadhënjye ndaj ekipit spanjoll malaga me rezultat 1:0. Golin për portugezët e ka shënuar moutinho në minutën 56.







