• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Frank Schleck suspendohet për një vit

Publikuar: 31.01.2013 - 16:51

Luksemburg, 31 janar – Çiklisti Frank Schleck do të mungojë në edicionin e sivjetmë të Tour de France, pas suspendimit prej një viti për shkak të dështimit në një test dopingu në vitin e kaluar. Kështu ka njoftuar Agjencia e Anti-Dopingut në Luksemburg.

Schleck, i cili kishte dalë i treti më 2011 në Tour de France, në vitin e kaluar rezultoi pozitiv në testin e bërë pas etapës së 13-të.

Pezullimi i Schleckut nis nga dita që ai ka dështuar në test, pra nga 14 korriku i vitit të kaluar. Çiklistit nga Luksemburgu i lejohet garimi dy javë pasi që nis gara më e famshme çiklistike Tour de France, transmeton KTV-ja.

“Natyrisht, jam i dëshpëruar me vendimin. Mendoj që suspendimi për një vit është shumë i ashpër, duke marrë parasysh faktin që pa dashje kam konsumuar një produkt të ndaluar”, tha Schleck.

Çiklisti 32-vjeçar mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport. Por edhe Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit dhe Agjencia Botërore i Anti-Dopingut mund t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit me kërkesë për dënim edhe më të madh.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme