Lufta e Klasikëve

Artikujt tjerė
- Guardiola i interesuar për Chico Flores
- Lufta e Klasikëve
- Tottenham bënë ofertë për Damiao
- Coutinho mban në dorë fanellën e Liverpoolit
- Real Madrid i interesuar për Agueron
- Klinsmann: Kupa e botës të kthehet në shtëpinë e saj
- Alex Ferguson: Titulli është yni
- Ik Balotelli, vjen David Villa
- Pranohet oferta e Chelseat për Jack Butland
- Botërori edhe 500 ditë, stadiumet "askund"
Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen për herë të katërt këtë sezon ndaj njëra-tjetrës. Dy takime në Superkupën e Spanjës, një në kampionat dhe tashmë vjen gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mira të Spanjës dhe jo vetëm.
222 ndeshje zyrtare - Madrilenët dhe katalanasit janë ndeshur 222 herë mes tyre me një bilanc prej 88 fitoresh të Realit, 87 të Barcelonës dhe 47 barazime. Në ndeshjet si e sotmja, ku Los Blancos luajnë në fushën e tyre, bilanci është 61-25 (24 barazime) për Realin.
30 ndeshje Kupe Real Madrid dhe Barcelona janë ndeshur 30 herë mes tyre në Kupën e Mbretit. Reali ka fituar 10 herë, Barcelona 14 dhe 6 takime janë ndarë në barazim.
Të eliminosh Barcelonën Që nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka luajtur 34 eliminatore me dy takime (çerekfinale apo gjysmëfinale: 13 në Champions, 17 në Kupë dhe 4 në Superkupë). Katalanasit i kanë kaluar të gjitha me sukses përveç 4 rasteve: Sevilla (Kupë 2009-2010), Inter (Champions 2009-2010), Chelsea (Champions 2011-2012) dhe Real Madrid (Superkupë 2012). Reali do të ishte skuadra e parë që e eliminon dy herë Barcelonën në periudhën e saj më të lavdishme që nisi me ardhjen e Pep Guardiolës.







