Klinsmann: Kupa e botës të kthehet në shtëpinë e saj

Artikujt tjerė
- Klinsmann: Kupa e botës të kthehet në shtëpinë e saj
- Alex Ferguson: Titulli është yni
- Ik Balotelli, vjen David Villa
- Pranohet oferta e Chelseat për Jack Butland
- Botërori edhe 500 ditë, stadiumet "askund"
- Barça përcjell portierin Vorm
- Atletico kërkon Gourcuffin
- Michael Jordan, prapë pjesë e NBA-së?
- Forma e Messit dhe e Ronaldos paralajmëron një super "El Clasico"
- Schalke huazon Bastosin
Sulmuesi legjendar i Gjermanisë Jurgen Klinsmann ka thënë se Federata e Futbollit të Anglisë e meriton që të organizojë një kampionat botëror për nder të historisë së saj 150 vjeçare.
Nëse ndonjë federatë e meriton organizimin e kupës së botës, ajo do të duhej të ishte Anglia, ka thënë ai. Federata e futbollit të Anglisë qëndron në bazë të traditës, në bazë të historisë, ajo ka ekzistuar pasi që kanë qenë shumë e drejtë, e sinqertë.
Në një intervistë për nder të shënimit të 150 vjetorit të Federatës së Futbollit të Anglisë, ish - sulmuesi i Tottenhamit ka thënë se ka shumë kujtime të mira nga Anglia.
Kur flisni për futbollin në Angli, ju flisni për momentet dhe atmosferën në stadium, mënyra se si i këndojnë këngët, tensioni këto janë gjëra që në shtetet tjera nuk i përjeton, ka thënë Klinsman.







