• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pranohet oferta e Chelseat për Jack Butland

Publikuar: 30.01.2013 - 11:15

Londër, 30 janar- Birmingham City ka pranuar ofertën e Chelseat prej 3.5 milionë funteve për portierin e talentuar anglez, Jack Butland.

Portieri, 19 vjeç është kërkuar nga Chelsea si zëvendësim i Petr Cech, që do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme kundër Readingut për shkak të një lëndimi.

Liverpool ka qenë favorit për të transferuar Butland porse ata nuk kanë bërë ende ndonjë ofertë.

Agjenti i portierit, Gary Mellor ka konfirmuar për Thesun se oferta e Chelseat nga ana e Birmingham Cityt është pranuar.

“Chelsea tani është duke biseduar për kushtet personale me Jack. Në këtë moment janë të vetmit që kanë dërguar ofertë për të”, ka thënë ai.

Everton dhe Fulham gjithashtu kanë qenë të interesuara për portierin, i cili bëri debutimin për ekipin kombëtar të Anglisë vitin e kaluar në ndeshjen kundër Italisë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell