Barça përcjell portierin Vorm

Artikujt tjerė
- Barça përcjell portierin Vorm
- Atletico kërkon Gourcuffin
- Michael Jordan, prapë pjesë e NBA-së?
- Forma e Messit dhe e Ronaldos paralajmëron një super "El Clasico"
- Schalke huazon Bastosin
- Mavuba i mungon Francës në dy ndeshje eliminatore
- Heynckes motivon rezervistët yje
- Arsenali heq dorë nga Villa
- Valencia kërkon Toulalanin
- Kompany shqetëson Cityn
Skuadra e Barcelonës po e monitoron portierin e Swansea Cityt, Michel Vorm, njoftojnë mediumet spanjolle të martën. Barça është në kërkim të një portieri, i cili do ta zëvendësonte Victor Valdesin që tashmë e ka paralajmëruar largimin e tij nga "Camp Nou". "Vorm është një portier i talentuar dhe natyrisht se kohët e fundit kemi filluar ta monitorojmë. Asgjë nuk ka konkrete deri më tani", ka thënë drejtori sportiv i Barçës, Andoni Zubizarreta. Vorm tashmë dy edicione ka treguar paraqitje të mira në Premier League, duke e zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha angleze si Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.







