• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kupa e Afrikës vazhdon të ketë ndikim francez

Publikuar: 18.01.2013 - 09:46

Johannesburg, 18 janar - Ekziston një ndikim i madh i trajnerëve francezë në Kupën e Shteteve të Afrikës, që nis këtë javë, por gjë e pazakontë është se disa prej shteteve më të forta të këtij kontinenti kanë vendosur t'u besojnë ekspertëve lokalë.

Shumica e 16 përfaqësueseve finaliste të Kupës së Afrikës kanë angazhuar trajnerë të huaj për turneun që mbahet në Afrikë të Jugut, ku shtatë vijnë nga Franca e një nga Belgjika.

Një trajner i vetëm nga Amerika e Jugut, uruguaiani Gustavo Ferrin (në krye të Angolës), tregon se është vazhduar trendi i skuadrave afrikane, të cilat nuk preferojnë trajnerët latino-amerikan dhe stilin e tyre të lojës.

Disa prej gjigantëve të kontinentit, kanë hequr dorë nga të huajt të cilët i preferonin më herët.

Gana, Maroko, Nigeria dhe nikoqirja Afrika e Jugut të gjithë kanë trajnerë lokalë në krye të skuadrave, pasi trajnerët e huaj dhe të shtrenjtë, në të kaluarën nuk u kishin sjellë sukses.

"Është koha tash që t'u japim trajnerëve lokalë mundësinë për t'u treguar në nivelin më të lartë", ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut, Kirsten Nematandani.

Megjithëkëtë, mbetet një ndikim i madh francez në skuadrat prezente në Kupën e Afrikës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme