• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Williams dëshmon forcën para "Australian Open"

Publikuar: 06.01.2013 - 10:55

Brisbane, 6 janar - Serena Williams është ndier se ishte afër të aktivizojë "zonën" e saj sportive gjatë fitores së saj të thellë në finalen e Brisbane International të shtunën ndaj ruses Anastasia Pavyuchenkova.

Williamsit iu deshën vetëm 51 minuta për të mposhtur rusen me rezultatin 6:2, 6:1, ndërsa me këtë i ka vënë vetes reputacionin e favorites kryesore për të fituar Grand Slam turneun e parë të vitit "Australian Open" që nisë në Melbourne më 14 janar.

Williams aktualisht është e treta në renditjen botërore. Për të ishte turneu i 47-të i fituar gjatë karrierës. Ajo ka fituar 35 nga 36 meçet e saj të fundit, ndërsa gjatë kësaj serie ka fituar Grand Slam turneun "Wimbledon", medaljen e artë olimpike në "Londra 2012", Grand Slam turneun "US Open", dhe turneun përfundimtar të vitit. Tash ajo ka nisur me fitore edhe vitin 2013.

Williams 31-vjeçare ka kaluar Brisbanen pa humbur asnjë set.



(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell