Zbatimi i rregullës 25 sekonda godet Nadalin e Gjokoviqin

Artikujt tjerė
- Zbatimi i rregullës 25 sekonda godet Nadalin e Gjokoviqin
- Joe Cole rikthehet te West Hami
- Interi zyrtarizon Rocchin
- Wenger: Japonia më shumë talente se Franca
- Dyshime që Pacquiao vuan nga sëmundja e Parkinsonit
- Reali bart fokusin nga Mourinho te lojtarët
- Giuseppe Rossi nënshkroi për Fiorentinën
- Messi dhe Pele, lojtarët më të mëdhenj në histori
- Mabetex i interesuar të ndërtojë stadiumin e Interit
- Rooney nuk luan kundër Liverpoolit për shkak të dëmtimit
Shoqata e tenistëve profesionistë (ATP) iu mundësoi arbitrave që më lehtë tiu tërheqin vërejtjen dhe ti dënojnë lojtarët të cilëve u duhet shumë kohë për tiu përgatitur për shërbim, gjë që do të mund të godiste më së shumti tenistin serb Novak Gjokoviq dhe atë spanjoll Rafael Nadal.
Shumë tenistë me rastin e shërbimit (servisit) shfrytëzojnë më shumë se 25 sekondat e lejuara dhe kjo ka qenë arsyeja që krerët e ATP-së kanë vendosur që tiu mundësohet arbitrave që të zbatojnë rregullën e 25 sekondave për të eliminuar pauzat e gjata ndërmjet shërbimeve dhe poenëve. Këto rekomandime do të zbatohen që në turneun e Dohas dhe atë të Brisbane në Australi.
Në fakt, kjo është e njëjta gjë, rregulla e vjetër prej 25 sekondave, por referëve iu emi dhënë mundësinë ta zbatojnë atë rregull. Gjatë javës së parë nëpër turne kemi ndihmuar dhe këshilluar tenistët, duke iu thënë që duhet të pëshshpejtojnë përgatitjet, por edhe iu kemi tërhequr vërejtjen se do të dënohen nëse e shkelin atë rregull deklaroi një nga krerët e ATP-së.
Në turneun e Dohas deri të premten, arbitrit kanë bërë vërejtje dhe kanë dënuar 36 herë tenistët shkaku i thyerjes së rregullës, e shumë herë ka ndodhur kështu edhe në turneun në Brisbane.










