• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Joe Cole rikthehet te West Hami

Publikuar: 05.01.2013 - 12:56

Londër, 5 janar - Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë, Joe Cole ka kompletuar transferimin e tij te skuadra West Ham United, transmetojnë mediumet angleze. Cole, 31-vjeçar, te West Hami është transferuar nga Liverpooli si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2014.

Cole karrierën e pati nisur te West Hami dhe pati luajtur për këtë skuadër deri në vitin 2003, para se të transferohej te Chelsea. "Është një lëvizje shumë e mirë për mua. Te West Hami kam mësuar gjithçka dhe jam i lumtur që më është dhënë rasti për t'u rikthyer", është shprehur Cole.

Krahas Joe Cole, West Hami ka huazuar edhe për gjashtë muaj sulmuesin e Arsenalit, marokenin Marouane Chamakh.  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme