Chelsea me kontratë të re për Terryn

Artikujt tjerė
- Chelsea me kontratë të re për Terryn
- Chelsea ia gërditi futbollin Aston Villës
- Ramos i befasuar me vendimin e Mourinhos për Casillasin
- Strama: Kemi shumë probleme, pauza do na shërojë
- Möller: Ligën e Kampionëve e fiton një klub gjerman
- Mancini: Ia ndryshova pamjen Premier Leagues
- CR7 do kthehet një ditë, por Fergie do të jetë në varr
- Marco Borriello në Inter?
- David Luiz nuk duhet të luajë si stoper
- M. United barazon me Swansean, hapet kampionati
Londër, 23 dhjetor Drejtuesit e Chelseat pritet ti ofrojnë kontratë të re kapitenit John Terry, transmetoi gazeta The Sun të shtunën.
Terry, 32-vjeçar, ka kontratë me londinezët deri në qershorin e vitit 2014 dhe pritet ta përfundojë karrierën në Stamford Bridge. Mësohet se Terryt do ti ofrohet një kontratë e re e vlefshme deri në vitin 2016, me një pagë javore prej 175 mijë funteve.
Terry është shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai është idhull i të gjithëve dhe Chelsea dëshiron ta mbajë deri në fund të karrierës, ka thënë një burim brenda skuadrës.
Terry këtë edicion ka munguar në shumë ndeshje për shkak të lëndimeve të shpeshta. Ai më herët është larguar edhe nga Përfaqësuesja e Anglisë.








