Chelsea ia gërditi futbollin Aston Villës

Artikujt tjerė
- Chelsea me kontratë të re për Terryn
- Chelsea ia gërditi futbollin Aston Villës
- Ramos i befasuar me vendimin e Mourinhos për Casillasin
- Strama: Kemi shumë probleme, pauza do na shërojë
- Möller: Ligën e Kampionëve e fiton një klub gjerman
- Mancini: Ia ndryshova pamjen Premier Leagues
- CR7 do kthehet një ditë, por Fergie do të jetë në varr
- Marco Borriello në Inter?
- David Luiz nuk duhet të luajë si stoper
- M. United barazon me Swansean, hapet kampionati
Londër, 23 dhjetor Në Stamford Bridge të dielën Chelsea e nokautoi ekipin Aston Villa nga Birminghami me rezultat katastrofal 8:0. si duket trajneri i ri i londinezëve, Rafa Benitez ka filluar ti rregullojë gjërat në radhët e skuadrës së tij.
Qysh në pjesën e parë lojtarët e Chelseat shënuan tre gola, kurse futbollistët e Aston Villës ishin të pafuqishëm për të penguar katastrofën deri në fund të takimit, pasi në vazhdim u shënuan edhe pesë gola të tjerë, ndërkohë që u huq edhe një penallti nga lojtari i ri i ekipit londinez, Piazon. Golat për Chelsean i shënuan Torres, Luiz, Ivanoviq, Lampard, Ramires (dy gola), Oscar (nga penalltia) dhe E. Hazard.
Një xhiro para përfundimit të pjesës vjeshtore të kampionatit anglez, në tabelë pas 18 xhirove prin Manchester United me 43 pikë, para rivalit lokal Man. City me 39 dhe Chelseat me 32 pikë. Në pozitat katër, pesë e gjashtë janë Arsenali, Evertoni dhe Tottenhami, me nga 30 pikë, kurse Liverpooli tashmë ka arritur në pozitën e nëntë në tabelë, me 25 pikë të tubuara.










